• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“U shpërndanë nëpër burgje për t’u përdhunuar”/ Reagon Greqia: Funksionon një shtet ligjor (Po Beleri?)

by Java News
15/08/2023 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akuzat e Kroacisë se Greqia po trajton tifozët e Dinamo Zagrebit sikur të ishin robër lufte, nuk kanë mbetur pa një përgjigje nga Athina zyrtare. Përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Stratos Efthymiou,  tha se një gjë e tillë nuk ka ndodhur, duke theksuar se këto deklarata nuk i shërbejnë zgjidhjes së çështjes.

“Që në momentin e parë, Qeveritë e Greqisë dhe Kroacisë kanë qenë në komunikim për të menaxhuar situatën e krijuar pas vrasjes tragjike të tifozit grek.

Në Greqi funksionon një shtet ligjor. Duke respektuar të drejtat themelore të të gjithë atyre që janë në paraburgim të përkohshëm, gjyqësori i pavarur grek do të gjykojë çështjen në mënyrë të paanshme dhe objektivisht. Dhe shteti grek garanton gjithmonë respektimin dhe integritetin e të burgosurve.

Çdo deklaratë që shtrembëron realitetin nuk shërben në rrethanat aktuale”, komentoi Stratos Efthymiou.

Nje deklarate e tille rezonon fort me ate çka deklarojne dhe kerkojne zyrtaret e larte te Athines, ne rastin e arrestimit te Belerit ne Shqiperi, i kapur ne flagrance duke blere vota, teksa bejne presion me te gjitha menyrat mbi qeverine shqiptare dhe drejtesine e re, qe ta lirojne menjehere.

Madje dergojne dhe kryebashket e e bashkive me te medha ne Himare, per te protestuar per liorimin e menjehershem te Fredi Belerit. Ndonese kete nuk e vendos Rama por e vendos gjykata. Pasi ne Shqiperi, si ne Greqi ka nje shtet ligjor, ku pushtetet jane te ndare. Dhe per integriminb ne BE, vendet anetare mes tyre dhe Greqia pikerisht kete gje kerkojne. Pse me dy standarde?

Ditën e sotme, Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç tha se tifozët kroatë janë “shpërndarë nëpër burgje për t’u rrahur e përdhunuar”, duke shkaktuar tensionim të marrëdhënieve mes 2 vendeve.

Mirëpo, kundër Milanoviç ka qenë edhe vetë kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç.

“Këto deklarata sigurisht që nuk do të ndihmojnë qytetarët tanë. Ata akuzohen për tre krime : bashkëpunim me një organizatë kriminale, dëmtim dhe plagosje të pronës.

Këto janë krime të rënda dhe një person është vrarë. Për vdekjen nuk mund të fajësohen të 100. U bëjmë thirrje autoriteteve greke që ta përfundojnë procesin sa më shpejt dhe të deportojnë shumicën dërrmuese të qytetarëve kroatë në Kroaci”, theksoi ai.

Tifozët e Dinamo Zagrebit qëndrojnë në burg dhe akuzohen për vrasjen e tifozit Michalis Katsouris./m.j

Next Post
Funksiononte kundër krerëve…/ ‘RICO’, ligji kundër mafias që po përdoret ndaj ish presidentit Trump

Funksiononte kundër krerëve.../ 'RICO', ligji kundër mafias që po përdoret ndaj ish presidentit Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Synojmë të garantojmë pension dinjitoz”- Ministri Malaj: Inflacioni në vend 2.9 për qind, në Ballkan mbi 4 për qind! Po rishikojmë dhe…

“Synojmë të garantojmë pension dinjitoz”- Ministri Malaj: Inflacioni në vend 2.9 për qind, në Ballkan mbi 4 për qind! Po rishikojmë dhe…

November 10, 2026
Rruga Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi zbulon afatin se kur përfundojnë punimet e aksit!

Rruga Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te “Ura e Dajlanit”!

November 10, 2026
Buxheti 2027/ Zv/ministrja e Arsimit: Nga janari orar i zgjatur në shkolla, deri në 50 mijë lekë bursa për studentët!

Buxheti 2027/ Zv/ministrja e Arsimit: Nga janari orar i zgjatur në shkolla, deri në 50 mijë lekë bursa për studentët!

November 10, 2026
Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

November 10, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Pse aktorët politikë pro protestës nuk distancohen nga djegia e Tiranës?

November 10, 2026
Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

November 10, 2026
Rubio: Presioni ekonomik ndaj Iranit po jep rezultate, SHBA nuk ka nevojë për sulme të reja ushtarake!

Rubio: Presioni ekonomik ndaj Iranit po jep rezultate, SHBA nuk ka nevojë për sulme të reja ushtarake!

November 10, 2026
Liga e Kombeve/ Pothuajse i njëjti formacion, dy mungesa dhe një dilemë! Ja si pritet të rreshtohet Shqipëria sonte kundër San Marinos

UEFA Nations League, Shqipëria përgatitet për Finlandën, Hoxha dhe Shpendi pritet të jenë gati!

November 10, 2026
Sazani po i shitet dhëndrit të Trump? Rama: Tjetërkush e nxori Shqipërinë në pazar për 1 euro. Ishulli ka qenë zonë e mbrojtur vetëm nga ushtarët e Enver Hoxhës

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

November 10, 2026
“Inteligjenca Artificiale do të jetë ndryshim loje”- Rama nga Parisi: Synojmë prokurime publike tërësisht me AI

“Inteligjenca Artificiale do të jetë ndryshim loje”- Rama nga Parisi: Synojmë prokurime publike tërësisht me AI

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In