• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mungesa e gjatë në politikë, Duma: Nuk jam tërhequr në asnjë moment

by Java News
16/01/2016 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grida Duma u shpall si “Gruaja e vitit” pak ditë më parë, nga “Koalicioni për Gratë dhe të Rinjtë në Politikë”.

Ajo ka komentuar emicionet e të qenit gruaja më e pëlqyer, duke folur në një intervistë për Shekullin.

Zonja Duma, dy ditë më parë “Koalicioni për Gratë dhe të Rinjtë në Politikë” në bashkëpunim me Shtëpia e të Drejtave të Njeriut/CRCA, që është mbështetur nga “Olof Palme International Center” ju kanë dhënë çmimin “Gruaja e vitit 2015 në politikë”. Cila ishte ndjesia që morët në momentin e parë kur u njoftuat se jeni shpallur fituese e këtij çmimi?

Ju them se ishte krejtësisht surprizë për mua ky vlerësim, sigurisht që është një nga surprizat më të mira. Është një situtatë e veçantë, pasi organizatorët më janë drejtuar në fillim nëpërmjet një emaili njoftues, ku më bënin me dije që publiku më kish zgjedhur ndër figurat gra të parapëlqyera dhe kontakti tjetër me organizatorët ishte momenti kur sërish më njoftuan me anë të email-it për përfundimin e votimeve. Një sjellje veçanërisht korrekte për mënyrën se si jemi mesuar në të përditshmen tonë shqiptare, ku zakonisht duhet të njihesh drejtëpërsëdrejti me personat organizatorë. Duhet të theksoj që kjo mënyrë kaq perëndimore e sjelljes më ka surprizuar, po aq sa vlerësimi i marrë.

Në vitin për të cilin ju është dhënë çmimi, ju keni kaluar një përvojë jo të thjeshtë dhe e kam fjalën për kandidimin nën siglën e PD-së për kreun e bashkisë së Durrësit. A ishte kjo një nga ngjarjet që ju ka promovuar dhe i ka shërbyer qytetarëve për t’ju njohur më mirre?

Është dhe do të mbetet një përvojë e pazëvendësueshme. Kam qartësinë që qytetarët durrsakë më votuan dhe kërkuan ndryshimin. Të gjithë që kemi prekur zgjedhjet zgjedhjet në Durrës, qoftë në pozitat e kandidatit apo edhe të një qytetari të vëmendshëm, e dimë që rezultati i vërtetë do të kish qenë i ndryshëm nga aktuali. Pavarësisht kësaj, çdo fakt duhet pranuar ashtu siç është dhe me pjesën e tij të errët. Ajo çka nuk mund të mohohet së është fituar nga fushata dhe gara e Durrësit, është krijimi i një modeli fushate me standard dhe integritet. Ajo fushatë është vlerësuar dhe memorizuar si një fushatë me vlera qytetarie, integriteti dhe komunikimi të vërtetë.

Nga humbja në zgjedhje lokalet, për disa muaj jeni tërhequr nga impenjimi aktiv në parti, por së fundi jeni rikthyer në selinë blu, madje jeni një nga protagonistet më të shpeshta në deklaratat për shtyp të PDsë. Cili do të jetë roli juaj në këtë vit në PD?

Nuk jam tërhequr asnjë moment të vetëm nga impenjimi aktiv në parti. Frekuenca jo e shpeshtë në media mund të jetë perceptuar si një pauzë me publikun, por edhe kjo mendoj se vjen si pasojë e faktit që jam shumë aktive në media zakonisht. Aktualisht mbaj detyrën e Sekretares për Marrëdhëniet me publikun, përpiqem të bëj maksimumin, por ajo çka synoj të mund të bëj më shume është që përpos angazhimeve të përditshme, koha të më lejojë të shkoj në qytete apo periferi në mbarë vendin, në dëgjesë konkrete të drejtëpërdrejtë të qytetarëve.

Next Post

Martesë shqiptare në Maldive, si bëhet kurorëzimi në Oqeanin Indian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

May 2, 2026
SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

May 2, 2026
Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

May 2, 2026
Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

May 2, 2026
Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

May 2, 2026
“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

May 2, 2026
Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

May 2, 2026
Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

May 2, 2026
Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

May 2, 2026
Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

May 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In