• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U shpall ‘non grata’/ Gjikondi: Demaskimi dhe zhburrërimi që iu bë Berishës nga SHBA i jep fund tranzicionit shqiptar

by
20/05/2021 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një lajm të madh për shqiptarët, Partinë Demokratike dhe mbi të gjitha demokracinë shqiptare. Kështu e ka cilësuar shpalljen ‘non grata’ nga ana e SHBA-ve të Sali Berishës, aktivistja Brizida Gjikondi.

Gjikondi është shprehur se demaskimi dhe zhburrërimi që iu bë Berishës nga SHBA i jep fund tranzicionit shqiptar.

“Kjo është një nga nderet më të mëdha që na ka bërë Amerika. Vetëm një ndërhyrje nga jashtë mund të na tundte themelet dhe të na godiste kokën e qelbit që kemi ne këtu. Disa kanë thënë që ne jemi turpëruar ndërkombëtarësisht, por unë nuk mendoj kështu. Mendoj se goditja e personazhit kryesor që me fije të padukshme dhe të dukshme cenon stabilitetin na nderon edhe ndërkombëtarisht”, tha ajo në një bisedë.

Sipas saj ky vendim i SHBA vjen pasi është vërtetuar gjithccka me kujdes. “Është e shmëtuar dhe infantile kjo që thotë Berisha. Para dy ditësh ambasadorja amerikane kur e pyetur për Tom Doshin tha tekstualisht që ne ccdo lloj vendimi që marrim i bashkëngjisim një dokumentacion provues. Dhe është e papranueshme që Basha dhe Berisha të bëjnë një kërkesë në SHBA që ‘na tregoni që jeni sorosianë’. Vetë Basha është produkt i shkollimit të Sorosit. Këto janë broçkulla përmes të cilave gjithnjë është fshehur Berisha”, vijoi Brizida Gjikondi.

Duke folur për kohën e gjetur për bërjen publik të këtij vendimi, në intervistën e dhënë për Report Tv aktivistja Gjikondi shprehjet se SHBA është shumë e kujdesshme kur godet. “Nuk godet në prag të zgjedhjeve apo ata që kanë pushtet politik në një moment të caktuar. Me këtë goditje SHBA dha një mesazh edhe PD-së që të shkëputen nga e kaluara. PD nuk është produkt i Sali Berishës por i mijëra shqiptarëve. Kjo është një goditje që e rigjeneron Partinë Demokratike. Nuk e lexoj vetëm për korrupsionin personal të Sali Berishës por për korruptimin që ai i ka bërë politikës shqiptare”, tha ajo.

Në përfundim, Gjikondi thotë se Sali Berisha nuk ka më asnjë moral që të shkojë në Parlament. “Kur iku Tom Doshi nga Kuvendi që nuk kishte asnjë argument tjetër përveç shpalljes ‘non grata’, për Berishën kishte argument shterues ligjor. Ishin të radhitura shkeljet. Madje kishte edhe paralajmërime për zgjatimet e tij. PD nuk mund të jetë më vegël imuniteti për Bashën dhe Berishën. Nuk mund të ketë imunitet të përjetshëm”, tha ndër të tjera në intervistën e dhënë për Report Tv aktivistja Brizida Gjikondi./ b.h

Next Post
Matthew Palmer: Kosovës nuk i kërkohet të gëlltisë diçka që nuk e dëshiron

"Nuk ka rëndësi se kur u publikua vendimi", Matthew Palmer: Berisha pasuroi familjen e tij dhe aleatët!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

August 25, 2026
‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

August 25, 2026
Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

August 25, 2026
VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

August 25, 2026
“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

August 25, 2026
Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

August 25, 2026
Çfarë kërkon shefi i CIA-s në Kremlin? Misioni sekret në Moskë, Irani, Ukraina dhe mesazhi “i koduar” për Putinin

Çfarë kërkon shefi i CIA-s në Kremlin? Misioni sekret në Moskë, Irani, Ukraina dhe mesazhi “i koduar” për Putinin

August 25, 2026
“Përplasja e Titanëve”/ A mund ta mbytë SHBA-ja ekonomikisht Iranin pa e prekur Kinën? Basti i madh i Trump kundër ‘mushkërisë’ së Teheranit

“Përplasja e Titanëve”/ A mund ta mbytë SHBA-ja ekonomikisht Iranin pa e prekur Kinën? Basti i madh i Trump kundër ‘mushkërisë’ së Teheranit

August 25, 2026
“Politikë gjenocidiale”- Kuba akuzon SHBA-të për zgjatjen e embargos: Qëllimi i tyre është që të mbysin një komb të tërë!

“Politikë gjenocidiale”- Kuba akuzon SHBA-të për zgjatjen e embargos: Qëllimi i tyre është që të mbysin një komb të tërë!

August 25, 2026
Edhe këtë sezon Champions League ka “hirushen” e saj, Sabah Baku bën surprizën me përmbysje në shtesë dhe kualifikohet

Edhe këtë sezon Champions League ka “hirushen” e saj, Sabah Baku bën surprizën me përmbysje në shtesë dhe kualifikohet

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com