• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U shpall në kërkim/ Reagon drejtori i AKU Shkodër, vetëdorëzohet në polici

by
23/08/2022 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i AKU në Shkodër, Gjekë Sokoli ka reaguar pas lajmeve se ai ishte në kërkim nga policia. Ai tha se është në detyre dhe se ka qenë në polici ku ka dhënë deklarimet e tij si drejtor i AKU dhe si qytetar.

Më herët u raportia se Sokoli ishte arrestuar pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, nuk ka evidentuar aktivitetet e paligjshme të një 55-vjeçari që tregtonte vezë.

55-vjeçari prodhonte dhe shiste nën emërtimet e markave të tjera vezë të pakontrolluara. Këto vezë prodhoheshin në një pulari të paregjistruar.

Reagimi i Gjergj Sokolit:

Në orët e drekës u informova nga mediat se jam në kërkim nga policia e Shkodrës. Aktualisht ndodhem në krye të detyrës në zyrën time. Doja të sqaroja të gjithë qytetarët se jam paraqitur në polici që në mëngjesin e kësaj të marte ku kam dhënë deklarimet e nevojshme. Jo vetëm si drejtor i AKU, por edhe si qytetar i Shqipërisë nuk ka shkelur asnjëherë ligjin. Sa i takon operacionit të zhvilluar në një nga subjektet e Qarkut Shkodër, u bëj me dije se kemi zhvilluar një monitorim të gripit të shpendit. Subjekti në fjalë rezultoi se nuk ka nipt aktiv dhe kjo do të thotë se është jashtë juridiksionit të AKU për të monitoruar ose inspektuar. Inkurajoj strukturat të kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme proceduriale. Unë dhe institucioni që drejtoj do të jemi përherë në dispozicion të zbardhjes së vërtetës dhe zbatimit të ligjit.

Ndërkohë ka reguar edhe policia e Shkodrës ku thuhet se Sokoli është paraqitur vetë në komisariat dhe më pas është lënë i lirë.

Njoftimi i policise:

Shkodër / Informacion shtesë në lidhje me shtetasin Gj. S. të shpallur në kërkim policor, në kuadër të operacionit “Illegality”.

Shtetasi Gj. S., me detyrë Drejtor i AKU, Shkodër, i shpallur në kërkim policor, është vetëparaqitur në ambientet e DVP Shkodër. Pas deklarimeve të dhëna, ky shtetas është lënë i lirë.

/e.d

Next Post
Vetëvritet me armë zjarri 55-vjeçari në Fier, detajet

Vetëvritet me armë zjarri 55-vjeçari në Fier, detajet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com