Shkarkohet përfundimisht nga detyra Luan Daci, gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Vendimi është marrë sot nga KPA.
“Natyra dhe rrethanat e kryerjes së shkeljes disiplinore klasifikohet ndër më të rënda dhe e bën të papërshtatshëm për kryerjen e detyrës së gjyqtarit të këtijinstitucioni. Ndaj Kolegji vendosi shkarkimin nga detyra”, thuhet në vendimin e KPA.
Luan Daci, edhe pse kishte një vendim të drejtësisë shqiptare që e ka dënuar dhe një vendim të KPA që e kishte pezulluar ish-gjyqtarin Luan Daci ka shkuar në punë duke i sfiduar këto vendime.
Sipas tij, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkelur dy Kushtetuta. Ai përgjigjet se nuk do ta lërë me kaq këtë vendim, por do ta çojë çështjen deri në gjykatën e Strasburgut.
“Kushtetuta jonë është aneks. Ju jeni të interesuar për prishjen e vendimeve në Strasburg. Sot KPA me porosi ka shkelur 2 Kushtetuta. Do i drejtohem Strasburgut. Në Shqipëri është bërë edukatë shkelja e ligjit. Nuk do lejojmë, dhe të gjithë ne do japim kontributin tonë që të kthejmë gjykimin e drejtë. Ne këtu jemi dhe do ballafaqohemi me vendimin e saj” – tha Daci.
Ndërkohë që SPAK i ka dërguar për ekzekutim vendimin e gjykatës edhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit i cili duhet tya zëvendësonte Dacin nëpërmjet listët së anëtarëve zëvendësues gjyqtari vijonte i qetë punën.
Ai u dënua me 6 muaj burg konvertuar në një vit shërbim prove dhe kushtin që mos ushtrojë funksione publike. Hetimet e SPAK bindën Gjykatën e Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit dhe Apelin e GJKKO të dënojë Luan Dacin me akuzën e falsifikimit të dokumenteve për të fituar postin e anëtarit të KPA.
Luan Daci u dënua fillimisht në seancën e zhvilluar më 1 dhjetor me 6 muaj burg, dënim i cili i konvertohet në 12 muaj shërbim prove. SPAK kishte kërkuar 1 vit burg.
Sipas SPAK dhe GJKKO, gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t’u bërë pjesë e trupës së KPA-së. Në dokumentacionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.
g.kosovari











