Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit me akuzën e vjedhjes në rrugë. Operacioni policor “Jeëellery” çoi në pranga shtetasit E. T., 34 vjeç banues në fshatin Arapaj dhe A. G., 35 vjeç, banues në Durrës.
Ky i fundit ka qenë i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Kavajës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Vjedhja”.
Dy të arrestuarit akuzohen se u vidhnin me forcë varëset e floririt nga qafa grave të moshuara në hyrje të pallateve.
“Këta shtetas në mesditën e datës 10.12.2019 në lagjen Nr. 16, Durrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në hyrje të pallatit i kanë marrë me forcë një varëse floriri shtetases I. T., 68 vjeçe dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin tip “Opel” që e përdornin për të realizuar vjedhjet” sqaron policia.
Nga veprimet hetimore të kryera nga policia rezultoi se po këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë dy muajve të fundit kanë realizuar edhe 6 vjedhje të varëseve në lagje të ndryshme të qytetit dhe konkretisht:
-Më datë 12.12.2019, në lagjen Nr. 5, Durrës, kanë vjedhur varësen e shtetases P. G., 64 vjeçe;
-Më datë 04.11.2019, në lagjen Nr. 12, Durrës, kanë vjedhur varësen e floririt të shtetases D. M., 66 vjeçe;
-Më datë 27.10.2019, në lagjen Nr. 13, Plazh, kanë vjedhur varësen e floririt shtetases F. T., 67 vjeçe;
-Më datë 23.10.2019, dyshohet se i kanë vjedhur varësen e floririt shtetases H. A., 68 vjeçe;
-Më datë 15.10.2019, në lagjen Nr. 12, Durrës, kanë vjedhur varësen e shtetases T. B., 71 vjeçe;
-Më datë 10.10.2019, në Rrashbull, kanë vjedhur varësen e floririt shtetases V. H.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti tip “Opel” që e përdornin për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Po pritini duart kurvave dua emrin si è kan se kam pun un pastai