• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“U shkel mirësjellja, mungoi himni jonë”, MEPJ reagon për aktivitetin ku mori pjesë Mickoski: Ishte edhe kryebashkiaku i Pustecit…

by A R
21/08/2026 10:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Jashtme ka reaguar duke shprehur keqardhje për mungesën e Himnit Kombëtar në një aktivitet në Pustec, ku mori pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Përmes një reagimi, MEPJ thekson se, ndonëse aktiviteti ishte organizuar nga një shoqatë lokale, prania e përfaqësuesve të lartë institucionalë dhe të zgjedhurve vendorë i jepte eventit një dimension të veçantë publik.

Sipas ministrisë, mospërfshirja e Himnit Kombëtar Shqiptar përbën një mungesë serioze dhe një shmangie nga rregullat e protokollit dhe të mirësjelljes institucionale.

“Respekti për simbolet kombëtare nuk duhet të jetë çështje politike apo interpretimi. Ai është pjesë e etikës institucionale, e protokollit dhe, mbi të gjitha, e respektit të ndërsjellë, veçanërisht në një hapësirë ku bashkëjetojnë komunitete dhe identitete të ndryshme”, thuhet nder te tjera ne reagimin e Ministrise se Jashtme.

Reagimi:

MEPJ shpreh keqardhje për faktin që, në një aktivitet kulturor të zhvilluar dje në Pustec, me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe të Kryetarit të Bashkisë, nuk u luajt edhe Himni Kombëtar Shqiptar, krahas atij të Maqedonisë së Veriut.

Edhe pse aktiviteti ishte organizuar nga një shoqatë lokale, prania e përfaqësuesve të lartë institucionalë dhe të zgjedhurve vendorë i jepte atij një dimension të veçantë publik. Në këtë kontekst, mospërfshirja e Himnit Kombëtar Shqiptar përbën një mungesë serioze dhe një shmangie nga rregullat e shkruara dhe të pashkruara të mirësjelljes dhe protokollit, të cilat kërkojnë dhe imponojnë respektimin e simboleve kombëtare krahas atyre të komuniteteve që ato përfaqësojnë.

Respekti për simbolet kombëtare nuk duhet të jetë çështje politike apo interpretimi. Ai është pjesë e etikës institucionale, e protokollit dhe, mbi të gjitha, e respektit të ndërsjellë, veçanërisht në një hapësirë ku bashkëjetojnë komunitete dhe identitete të ndryshme.

Në Pustec, ashtu si në çdo hapësirë të Republikës së Shqipërisë, respekti për simbolet kombëtare është pjesë e respektit për vetë qytetarët, për vlerat e bashkëjetesës demokratike dhe kulturës qytetare që na bashkon. Është gjithashtu themel i fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve të shëndosha ndërmjet njerëzve dhe shteteve tona.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhuna në protestë, debate në Kuvend pas vendimit të Kushtetueses! Mazhoranca: Po nxisni dhunën! Berisha: Hiqeni nga rendi i ditës, i pavotueshëm

Dhuna në protestë, debate në Kuvend pas vendimit të Kushtetueses! Mazhoranca: Po nxisni dhunën! Berisha: Hiqeni nga rendi i ditës, i pavotueshëm

November 26, 2026
Durrësi përkujton me ceremoni solemne 114-Vjetorin e ngritjes së flamurit të Pavarësisë!

Durrësi përkujton me ceremoni solemne 114-Vjetorin e ngritjes së flamurit të Pavarësisë!

November 26, 2026
“Ballkani Perëndimor do të jetë në BE”- Komisionerja Marta Kos: Mundësitë për investime janë që tani, ja përfitimet pas anëtarësimit!

“Ballkani Perëndimor do të jetë në BE”- Komisionerja Marta Kos: Mundësitë për investime janë që tani, ja përfitimet pas anëtarësimit!

November 26, 2026
BKH dhe Drejtoria e Antikorrupsionit nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, rastet e dyshuara do t’i referohen SPAK-ut!

BKH dhe Drejtoria e Antikorrupsionit nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, rastet e dyshuara do t’i referohen SPAK-ut!

November 26, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Sponsorizime me paratë e biznesit, por me lejen e pushtetit

November 26, 2026
“Tani jemi një ekonomi 30 miliardëshe”- Rama: Kam ardhur me lajme të mira nga Brukseli! Shqipëria do përfitojë më shumë nga Plani i Rritjes

“Europa në një moment vendimtar”- Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj!

November 26, 2026
“2027 mund të jetë viti i Shqipërisë”- Marta Kos: BE do zgjerohet deri më 2030, po përgatitet të presë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor

“2027 mund të jetë viti i Shqipërisë”- Marta Kos: BE do zgjerohet deri më 2030, po përgatitet të presë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor

November 26, 2026
“Tani jemi një ekonomi 30 miliardëshe”- Rama: Kam ardhur me lajme të mira nga Brukseli! Shqipëria do përfitojë më shumë nga Plani i Rritjes

“Tani jemi një ekonomi 30 miliardëshe”- Rama: Kam ardhur me lajme të mira nga Brukseli! Shqipëria do përfitojë më shumë nga Plani i Rritjes

November 26, 2026
EMRI/ ”Marrëdhënie me dhunë”, kapet 38-vjeçari në Elbasan, i dënuar me 3 vite burg

Nga krimet te dhuna fizike, 8 gra e vajza të vrara në 11 muaj! Në gjykatë 2321 kërkesa për urdhra mbrojtjeje

November 26, 2026
“Anëtarësimi në BE është projekt kombëtar”- Kos lë porositë: Tre gjërat që mund ta kthejnë 2027-ën në vit historik për Shqipërinë

Kos: Protestat paqësore nuk pengojnë integrimin, të dëgjohen shqetësimet e qytetarëve!

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In