• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“U shkel ligji në ndryshimin e akuzës, nuk mora asnjë njoftim”, Beqaj i shkruan Xhafajt, Manjës dhe Gogut

by A R
24/04/2026 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj, së fundmi i ka nisur një letër Fatmir Xhafajt, Ulsi Manjës dhe ministrit të drejtësisë, Toni Gogu.

Në letrën e nisur nga Beqaj parashtrohen disa shkelje ligjore që SPAK ka bërë, sipas tij.

Ai shprehet se nuk është njoftuar mbi akuzën e re, si dhe kjo e fundit nuk është formuluar qartë.

LETRA E BEQAJT

Në cilësinë e përfaqësuesit të Z. Ilir Beqaj dhe me porosi të tij, më poshtë pjesë nga shkresa që ai i ka dërguar së fundmi më datë 20.04.2026, Z. Fatmir Xhafaj dhe Z. Ulsi Manja (në cilësinë e Kryetarëve respektiv të dy komisioneve të Kuvendit) dhe Z. Toni Gogu (në cilësinë e Ministrit të Drejtësisë):

Prej më shumë se 2 vitesh po përballem me një procedim penal në GJKKO (13/2020). Gjatë këtij procesi ka dalë një problem shumë serioz, që sipas meje prek jo vetëm çështjen time, por vetë standardin e KEDNJ dhe kushtetues të procesit të rregullt ligjor në Shqipëri.

Bëhet fjalë për nenin 332/d, pika 3 të Kodit të Procedurës Penale, dispozitë që i jep gjyqtarit të seancës paraprake të drejtën të ftojë prokurorin të korrigjojë ose saktësojë akuzën kur vlerëson se cilësimi juridik është i gabuar ose akuza nuk është formuluar qartë.

Në pamje të parë kjo mund të duket si çështje teknike procedurale. Në të vërtetë, nuk është. Është çështje themelore për ndarjen mes rolit të prokurorit dhe rolit të gjykatës.

Çfarë ka ndodhur në rastin tim?

Në procedimin penal nr. 13/2020 të SPAK, unë jam hetuar për disa vepra penale. Më 17 mars 2024 më është njoftuar me shkrim akuza për “shpërdorim detyre”.

Më pas, në seancën paraprake të datës 23.12.2024, gjyqtarja e seancës paraprake vlerësoi se cilësimi juridik i akuzës nuk ishte i saktë dhe parashtroi një cilësim tjetër: “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, së bashku me elemente të tjerë të rinj në arsyetim.

Ajo që e bën situatën shqetësuese është se vetë prokurorët deklaruan në sallë se:

* sipas bindjes së tyre, akuza që kishin ngritur fillimisht ishte e drejtë;

* por, për të shmangur një ngërç procedural me gjykatën, pranuan “sugjerimin” e saj.

Pra, sipas deklarimeve të vetë organit të akuzës, akuza e re nuk ishte produkt i bindjes së prokurorit, por pasojë e mekanizmit procedural të nenit 332/d, pika 3.

Ku qëndron problemi?

Kushtetuta e Shqipërisë është e qartë. Prokuroria ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në gjyq, në emër të shtetit.

Po ashtu, neni 34 i Kodit të Procedurës Penale parashikon se një person merr cilësinë e të pandehurit me aktin e njoftimit të akuzës, dhe kur akuza ndryshon, është prokurori ai që duhet të marrë vendim dhe t’ia njoftojë të pandehurit.

Edhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, kërkon që çdo i akuzuar të informohet në mënyrë të hollësishme për natyrën dhe shkakun e akuzës.

Në rastin tim, kjo nuk ka ndodhur.

Akuza e re:

* nuk më është njoftuar me një akt të ri të prokurorit;

* nuk është formuluar qartë nga prokurori në seancë;

* është referuar herë si vendim i gjyqtares së seancës paraprake, herë si procesverbal, madje deri edhe si audioregjistrim i seancës.

Pra, në thelb, unë jam vënë përballë një akuze që:

* nuk është bindja e vetë prokurorëve;

* nuk më është njoftuar me akt të rregullt të prokurorit;

* mbështetet në arsyetimin e një vendimi gjyqësor, jo në një akt të qartë akuze të organit kushtetues që ka tagrin për ta ngritur atë.

Pse kjo është e rrezikshme?

Sepse nëse pranohet kjo logjikë, atëherë kufiri mes gjykatës që gjykon dhe prokurorisë që akuzon bëhet i paqartë.

Në një proces të rregullt ligjor:

* prokurori duhet të ngrejë akuzën;

* gjykata duhet ta kontrollojë dhe ta gjykojë atë;

* i pandehuri duhet të dijë qartë dhe me shkrim për çfarë akuzohet.

Por nëse akuza del në thelb nga arsyetimi i gjykatës, ndërsa prokurori thotë se kjo nuk është bindja e tij, atëherë kemi një deformim serioz të procesit penal.

Ky nuk është më thjesht problem terminologjik apo teknik. Ky është problem i autorësisë së akuzës, i ndarjes së funksioneve kushtetuese dhe i të drejtës së mbrojtjes.

Unë mendoj se ka arsye serioze për të kërkuar kontrollin e kushtetueshmërisë së nenit 332/d, pika 3 të KPrP, të paktën në mënyrën si po interpretohet dhe zbatohet sot.

Sepse nëse kjo normë lejon që:

* gjykata të diktojë përmbajtjen reale të akuzës;

* prokurori të heqë dorë nga bindja e vet vetëm për efekt procedural;

* i pandehuri të mbrohet ndaj një akuze që nuk i është njoftuar rregullisht me akt të prokurorit;

Atëherë kemi një dispozitë të KPrP që, në praktikë, vendoset mbi Kushtetutën dhe mbi garancitë e procesit të rregullt ligjor.

Kjo nuk është vetëm çështja ime. Ky problem nuk prek vetëm procedimin tim. Ai prek çdo qytetar dhe çdo prokuror në Shqipëri.

Nëse pranohet që akuza mund të marrë formë jashtë bindjes së prokurorit dhe jashtë aktit formal të njoftimit, atëherë cenohet një parim bazë i shtetit të së drejtës.

Prandaj, ju ftoj që nëse e gjeni të drejtë shqetësimin që po ju përcjell, të ndërmerrni veprime konkrete të nismës ligjore për të rishkruar nenin 332/d të KPrP ose të kërkoni kontroll kushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Kontrolli kushtetues i kësaj norme nuk është interes personal. Është nevojë për të mbrojtur ndarjen e roleve në procesin penal, të drejtën e mbrojtjes dhe vetë procesin e rregullt ligjor.

Bashkëngjitur është një dokument me më shume detaje rreth rastit tim.

Nëse kërkoni më shumë informacion, bashkëpunëtorët tuaj mund te kontaktojnë me mbrojtësin tim ligjor.

Me konsideratë, Ilir Beqaj

Ish- deputet i Kuvendit të Shqipërisë

IEVP Durrës, 20.04.2026

Next Post
Injorohet paralajmërimi amerikan, Serbia falenderon Rusinë dhe Putinin për Kosovën

Injorohet paralajmërimi amerikan, Serbia falenderon Rusinë dhe Putinin për Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

August 4, 2026
Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

August 4, 2026
VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

August 4, 2026
Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

August 4, 2026
Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

August 4, 2026
Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

August 4, 2026
Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

August 4, 2026
AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

August 4, 2026
SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

August 4, 2026
Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com