• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“U shkel ligji me dy duar”, Kandidati i BF për Roskovecin letër ambasadores Kim: Pse s’po reagon drejtësia për zgjedhjet?!

by A M
26/05/2023 21:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Roskovecit, Erdit Hazizaj, i është drejtuar me një letër të hapur ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim, lidhur me parregullsitë e ndodhura në fushatën për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Hazizaj, teksa ka renditur disa nga parregullsitë që sipas tij kanë shoqëruar fushatën, akuzon institucionet e drejtësisë për mungesë të reagimit pasi sipas tij, ligji është shkelur haptazi.

Gjithashtu ai sjell në vëmendje edhe audiopërgjimin ku ishte përfshirë kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, për blerje të votës dhe shantazhin që i bëhej nga ana e saj, punonjësve.

“Personalisht kam besuar në efektshmërinë e këtyre organeve që në krye te herës, pasi u desh kohë, mund dhe shumë para për këtë drejtësi që presim sot dhe Ju znj. Ambasadore (më saktë ; qeveria Juaj) është financuesja kryesore e kësaj drejtësie të re, e cila duket mjaft e ngadaltë dhe pakëz e verbër. “Ujku ujku, por çakalli po bën kërdinë!”, thotë ai.

Më tej Hazizaj thekson: Mos ndoshta duhet të mendojmë se meqë në krye të forcës politike që unë garova është Z.Berisha , i shpallur “non grata” nga ju, NE nuk do të kemi mbështetjen tuaj apo të drejtësisë dhe institucioneve kompetente? Druaj se logjika e thjeshtë këtu të çon.

Nuk duhet që për shkak të një personi ( nëse do jenë të vërteta ato dosjet tuaja) të lëmë një komunitet të tërë të drejtohet nga njerëz që detyrimin ta quajnë nder, që shtypin e përçmojnë qytetarët e thjeshtë duke përdorur presionin si strategji elektorale, duke nënshtruar një popull e duke e zhveshur nga vlerat dhe morali vetëm se nuk kanë mundësi të mbrojnë veten për gjërat që u takojnë! Dosjet e këtyre dhe e kësaj kryetare janë këtu, po dalin ditën me diell, me zë e figurë dhe spo e vë njeri ujin në zjarr.

E pra, mund ti lëmë këta njerëz të jetojnë në terror psikologjik ku nuk mund të mbrojnë dot as veten, as pronën, as vendin e punës( bukën e gojës)? Sepse kjo nuk është demokraci, është mbrojtje e diktaturës. Dreqi e mori, atë dosjen nëse keni silleni dhe na e tregoni që të vëmë edhe Ne pikat mbi “i”. Me besim mbi demokracinë që na mësoni..

REAGIMI I PLOTË:

Letër e hapur Ambasadores USA!

Duke marrë shkas nga ngjarjet gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet në Bashkinë Roskovec dhe indiferencën totale të pushtetit ligjzbatues, natyrshëm më lind pyetja:

Ku janë institucionet e drejtësisë? Përse nuk u reagua në kohë, përse akoma nuk reagojnë?

U bë kaq kohë ku me zë e figurë duket qartë shkelja e ligjit “me të dyja duart” trajtimi shtypës dhe kërcënues i kryetares së bashkisë Roskovec dhe stafit të saj, e asnjë nga organet kompetente nuk ndërhyri në këtë masakër elektorale.

Kjo video është vetëm maja e ajsbergut, pasi po të kishte dashamirësi dhe hetim të thelluar nga ana e këtyre organeve, do të dilnin shumë e shumë të tjera.

Mos vallë kanë qënë të zëna “me punë” këto organe?! Apo u ka munguar kurajo, se vullneti nuk duket gjëkundi.

Personalisht kam besuar në efektshmërinë e këtyre organeve që në krye te herës, pasi u desh kohë, mund dhe shumë para për këtë drejtësi që presim sot dhe Ju znj. Ambasadore (më saktë ; qeveria Juaj) është financuesja kryesore e kësaj drejtësie të re, e cila duket mjaft e ngadaltë dhe pakëz e verbër.

“Ujku ujku, por çakalli po bën kërdinë!”

“Detyrimi ose kërkesa drejtuar shtetasve, nga një punonjës që kryen një detyrë shtetërore, që kundër vullnetit të tyre ose nën kërcënimin e përdorimit të masave administrative ose disiplinore, për të marrë pjesë në veprimtari zgjedhore të një subjekti zgjedhor, për të marrë ose jo pjesë në zgjedhje, për të mbështetur ose jo një parti politike ose një kandidat në zgjedhje, ose për të votuar në një mënyrë caktuar, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një vit deri në tre vjet.

Përdorimi nga një punonjës që kryen një detyrë shtetërore, i të mirave publike, funksionit ose veprimtarisë shtetërore, ose i burimeve financiare ose njerëzore, me qëllim favorizimin e një partie politike ose kandidati në zgjedhje, në kundërshtim me ligjin dhe qëllimin e detyrës, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një vit deri në tre vjet.”

Mos ndoshta duhet të mendojmë se meqë në krye të forcës politike që unë garova është Z.Berisha , i shpallur “non grata” nga ju, NE nuk do të kemi mbështetjen tuaj apo të drejtësisë dhe institucioneve kompetente? Druaj se logjika e thjeshtë këtu të çon.

Nuk duhet që për shkak të një personi ( nëse do jenë të vërteta ato dosjet tuaja) të lëmë një komunitet të tërë të drejtohet nga njerëz që detyrimin ta quajnë nder, që shtypin e përçmojnë qytetarët e thjeshtë duke përdorur presionin si strategji elektorale, duke nënshtruar një popull e duke e zhveshur nga vlerat dhe morali vetëm se nuk kanë mundësi të mbrojnë veten për gjërat që u takojnë! Dosjet e këtyre dhe e kësaj kryetare janë këtu, po dalin ditën me diell, me zë e figurë dhe spo e vë njeri ujin në zjarr.

E pra, mund ti lëmë këta njerëz të jetojnë në terror psikologjik ku nuk mund të mbrojnë dot as veten, as pronën, as vendin e punës( bukën e gojës)? Sepse kjo nuk është demokraci, është mbrojtje e diktaturës. Dreqi e mori, atë dosjen nëse keni silleni dhe na e tregoni që të vëmë edhe Ne pikat mbi “i”.

Me besim mbi demokracinë që na mësoni..

 

Next Post
Kim Kardashian flet për herë të parë pas ndarjes nga Pete Davidson: Më vjen keq, ai u përball me Kanye West…

Kim Kardashian flet për herë të parë pas ndarjes nga Pete Davidson: Më vjen keq, ai u përball me Kanye West...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Çupi sulmon Albin Kurtin dhe VLEN: Po veprojnë kundër interesave të Shqipërisë

July 9, 2026
Analizë taktike | Pse Franca e Didier Deschamps është kaq e vështirë për t’u ndalur

Analizë taktike | Pse Franca e Didier Deschamps është kaq e vështirë për t’u ndalur

July 9, 2026
Rikthehen tensionet në Lindjen e Mesme/ Irani bombardon bazën amerikane në Jordani

Rikthehen tensionet në Lindjen e Mesme/ Irani bombardon bazën amerikane në Jordani

July 9, 2026
Administronin 6 pika këmbimi valutor pa licenca, 4 të arrestuar dhe  7 në ‘detyrim paraqitje’ në Berat! Ja çfarë u sekuestrua

Administronin 6 pika këmbimi valutor pa licenca, 4 të arrestuar dhe 7 në ‘detyrim paraqitje’ në Berat! Ja çfarë u sekuestrua

July 9, 2026
Në Shqipëri nuk je ai që je, por ai që deklarohesh!

Rreziku i kulteve dhe miteve të reja

July 9, 2026
Një pistoletë e personalizuar, Von der Leyen zbulon si do të veprojë me dhuratën e Erdogan

Një pistoletë e personalizuar, Von der Leyen zbulon si do të veprojë me dhuratën e Erdogan

July 9, 2026
Kërkesa e Veliajt për ndryshimin e masës së sigurisë/ Hidhet shorti në GjL, caktohet gjyqtari i çështjes

Kërkesa e Veliajt për ndryshimin e masës së sigurisë/ Hidhet shorti në GjL, caktohet gjyqtari i çështjes

July 9, 2026
Koncerti i Kanye West/ Policia e Tiranës harton plan masash, rrugët që do bllokohen

Koncerti i Kanye West/ Policia e Tiranës harton plan masash, rrugët që do bllokohen

July 9, 2026
Tekste shkollore falas për diasporën/ Qeveria financon librat shqip, nis shpërndarja në 15 vende

Tekste shkollore falas për diasporën/ Qeveria financon librat shqip, nis shpërndarja në 15 vende

July 9, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Urrejtësit kanë emra

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In