Kryeministri Edi Rama premton se më 26 nëntor të këtij viti fëmijët e mësuesit e gjimnazit “Arif Sula” në Mamurras, i shkatërruar nga tërmeti katastrofik, do të hyjnë në një shkollë të re.
Teksa publikon fotot e shkollës së re në ndërtim, kryeministri thekson se ajo do të jetë me kushte optimale, e pakrahasueshme me të vjetrën dhe pa dallim nga shkollat nëntëvjeçare të komunave kudo në Europë.
Postimi: