• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U shkarkuan nga Vettingu, ankesat në Strasburg: Jemi pa lekë, na ka rënë reputacioni dhe s’na shohin me sy të mirë në shoqëri! Qeveria: Po punojnë si avokatë

by Java News
19/12/2022 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka marrë në shqyrtim kërkesat e katër ish gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë, të cilët pretendojnë se janë shkarkuar në mënyrë të padrejtë nga organet e Vetingut. Gjykata e Strasburgut ka pranuar pjesërisht paditë e ish prokurorëve Besnik Cani dhe Antoneta Sevdari, ndërsa ka rrëzuar plotësisht pretendimet e ish gjyqtareve Altina Xhoxhajn dhe Besa Nikëhasani. Gjykata ka vendosur rigjykimin e Besnik Canit nga Kolegji i Apelimit, për shkak se pjesë e trupës gjykuese në KPA gjatë procesit të shkarkimit, ishte edhe Luan Daci, i shkarkuar dhe i dënuar më pas pasi kishte paraqitur të dhëna të rreme gjatë planit për t’u bërë pjesë e KPA. Gjykata ka vendosur dëmshpërblim me 25 mijë euro për Antoneta Sevdarin, për shkelje të nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që ka të bëjë me drejtën e respektimit të jetës së tij private dhe familjare, banesës dhe korrespondencës së tij.

Nga ana tjetër, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka theksuar dhe ritheksuar se procesi i Vetingut në drejtësi, është një masë e jashtëzakonshme e duhur dhe e ligjshme, për shkak të nivelit të korrupsionit në sistemin e drejtësisë. Gjykata e Strasburgut ka konstatuar devijime apo shkelje të caktuara gjatë zbatimit të ligjit të Vetingut, por në asnjë rast nuk e ka vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e procesit në raport me respektimin e të drejtave të njeriut.

Po çfarë pretendimesh kanë ngritur gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar në Gjykatën e Strasburgut, kryesisht për shkelje të nenit 8 të Konventës, atë të të drejtës për jetë private?

Sipas vendimit të Gjykatës së Strasburgut për Antoneta Sevdarin, kjo e fundit e ka pretenduar se shkarkimi si prokurore kishte sjellë humbje të pagës dhe përkeqësim të mirëqenies materiale të saj dhe familjes. Zonja Sevdari, i perceptuar si një prokurore me integritet, ka pohuar gjithashtu se me shkarkimin nga detyra kishte humbur reputacionin si dhe është stigmatizuar në sytë e shoqërisë për shkak të largimit të saj nga drejtësia. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e qeverisë kanë theksuar se gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar ‘nuk kanë mbetur pa lekë’, pasi kanë nisur të punojnë si avokatë.

Ndërkaq, Gjykata e Strasburgut ka arsyetuar se fakti që të shkarkuarit po punojnë si avokatë, kjo nuk do të thotë se të ardhurat e tyre nuk kanë rënë dhe se nuk e kanë përjetuar keq shkarkimin. Por, gjykata thekson se shkarkimi është argumentuar me minim të besimit të publikut nga drejtësia dhe me luftën kundër korrupsioni në drejtësi.

Ndërsa ish gjyqtarja Besa Nikëhasani ka pretenduar ndër të tjera se organet e Vetingut ishin nën ndikim politik dhe se anëtarët janë shpërblyer me bonus nga qeveria. Sipas saj, disa anëtarët të Komisionit të Vetingut, shkalla e parë, kanë një mesatare të arsimit të lartë më të ulët nga sa kërkohet në kriteret për t’u bërë pjesë e KPK-së. Gjithashtu, Besa Nikëhasani ka pohuar se disa nga anëtarët që kanë marrë pjesë në shkarkimin e saj janë në hetim nga SPAK-u. Ish gjyqtarja ka pohuar se KPA-ja nuk kishte bërë asnjë korrigjim të shkeljeve të KPK-së dhe se nuk i kishte pranuar prova shtesë që mund të lehtësonin pozitat e saj. Gjykata e Strasburgut i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet./Adriatik Doçi-shqiptarja.com

Next Post
Deri në 6 nëntor afati për bashkimin e PD/ Noka konfirmon Këlliçin përballë Veliajt: Kur i mbajmë primaret në Tiranë, Elbasan e Durrës!

Këlliçi protestoi për pallatin në rr. Myslym Keta, Veliaj: Nuk merrem me pajtime familjare, nuk jam zonja Eni, por kryetari i Bashkisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

September 15, 2026
Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

September 15, 2026
Aleati i Trump, Joe diGenova jep dorëheqjen nga posti i drejtimit të hetimeve për komplotin e dyshuar kundër presidentit -

SHBA nis shkurtimet në Ballkan! Ndihmë ushtarake vendeve të Amerikës së Jugut, preket Maqedonia e Veriut

September 15, 2026
Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

September 15, 2026
Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

September 15, 2026
Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

September 15, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Nesër vendimi/ Berisha: Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë, sytë e shqiptarëve drejt Hagës!

September 15, 2026
Zv/kryeministri Hoxhaj reagon ndaj Lajçak: Mos u shqetësoni për Kosovën

Pak orë para vendimit në Hagë, ish-ministri Hoxhaj: Historia do të vendosë drejtësi për çlirimtarët!

September 15, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

“Ndoshta do të të vrasin!”- Batuta e Trump me kryeministrin kanadez pasi i dhuroi një “çelës të artë” për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë!

September 15, 2026
Kim Kardashian diagnostikohet me aneurizëm në tru

I grabitën unazën 4 mln dollarëshe në Paris një dekadë më parë, Kim Kardashian dëmshpërblehet vetëm me 1 euro!

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com