Gjykata Administrative e Durrësit ka rrëzuar vendimin e kryetares së bashkisë së Durrësit Emirjana Sako për shkarkimin e Arbër Brahos nga posti i nënkryetarit të kësaj bashkie.
Panorama.al më se në vendimin e marrë dy ditë më parë, gjykata e ka cilësuar të paligjshëm shkarkimin e Brahos dhe me shkelje të procedurave administrative.
Në të njëjtën kohë, Gjykata Administrative ka ngarkuar me përgjegjësi financiare institucionin e qeverisjes vendore për këtë vendim të paligjshëm.
Braho u shkarkua në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa e mbante postin e nënkryetarit të bashkisë që prej vitit 2013.
/a.r