• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U shkarkua nga Rama, Hila: Po vazhdoj punën normalisht, ja çfarë thashë në polici

by A R
29/06/2019 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas shkarkimit nga posti i kryebashkiakut të Vaut të Dejës për shkak të ngjarjes në KZAZ-në nr. 6 në Bushat, Zef Hila është marrë në pyetje nga policia.

Ai sqaroi se nuk është shoqëruar, po u pyet në lidhje me atë që kishte ndodhur, ndërsa theksoi se momentin kur ka ndodhur sulmi mbi KZAZ-në nuk ka qenë në territorin e bashkisë.

Pavarësisht shkarkimit nga Rama, Hila tha se vijon që të jetë në krye të detyrës, pasi nuk i ka shkuar asnjë shkresë zyrtare, ndërsa shtoi se në momentin që do të njoftohet zyrtarisht do ta ankimojë.

Intervista e plotë për Report Tv e Zef Hilës

Cfarë keni deklaruar në polici?
E para nuk jam shoqëruar në polici, por jam thirrur si qytetar dhe jam përgjigjur thirrjes nga policia. Ka pak minuta që dola nga policia me avokatin, bëra deklarimin qytetar dhe mora përgjigjen se nuk jam person në hetim. Jam në krye të detyrës. Vijon punën normalisht, po ndjekim të gjithë procesin. Është kërkuar për të dhënë opinion rreth ngjarjes.

Sa minuta ka zgjatur ky sqarim?
Pak minuta, shumë pak minuta. Pas deklarimit vijoj punën. Jam në krye të detyrës. Kur ka ndodhur ngjarja nuk kam qenë në territorin e bashkisë, kisha angazhim tjetër, po të isha në zonë edhe unë do të isha aty. Por faktet tregojnë se unë nuk kam qenë në protestën e organizuar. Nuk kam qenë fare në atë zonë.

Kanë qenë persona të tjerë në komisariat?
Vetëm unë dhe avokati

Pse u mor vendimi nga Rama për shkarkimin tuaj?
Ne po ndjekim proceduarat për të ankimuar vendimin. Kryeministri ka qenë dhe është i dezinformuar, pasi kryetari i bashkisë nuk ka qenë në tubim. Deri tani nuk kam asnjë komunikimi, asnjë shkresë zyrtare. Kur të marrim shkresën do të vijojmë procedurat ligjore.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rrethanat gjeopolitike në favor të Shqipërisë”- Integrimi, ish-ambasadori Bimo: BE ka mbyllur sytë ndaj reformave, vrulli europian…!

“Dhuna, pasojë e mungesës së programeve”, Bimo: Ata që nuk fitojnë dot me zgjedhje, kërkojnë të mposhtin qeverinë me dhunë

November 26, 2026
Eisenkot dhe Golan arrijnë marrëveshje koalicioni për qeverinë e re në Izrael, Demokratët marrin 4 ministri

Eisenkot dhe Golan arrijnë marrëveshje koalicioni për qeverinë e re në Izrael, Demokratët marrin 4 ministri

November 26, 2026
Arratisje si nëpër filma, e burgosura shtatzënë largohet me makinën e policisë

Arratisje si nëpër filma, e burgosura shtatzënë largohet me makinën e policisë

November 26, 2026
Berisha si Guliveri, ngatëron me dashje “liliputët” me “gjigandët”

Bejko: Protestat e dhunshme dëmtojnë imazhin e vendit, kanë krijuar një frakturë mes qytetarëve dhe policisë

November 26, 2026
Kapet ngarkesa me afro 67 kg kanabis në Igumenicë, arrestohen tre të rinj nga Saranda

Kapet ngarkesa me afro 67 kg kanabis në Igumenicë, arrestohen tre të rinj nga Saranda

November 26, 2026
Nga kredia e Ballës te vila 15 milionë euro në Itali, sherr mes Manjës dhe Shehajt: Tregoju protestuesve si i fitove paratë!

Nga kredia e Ballës te vila 15 milionë euro në Itali, sherr mes Manjës dhe Shehajt: Tregoju protestuesve si i fitove paratë!

November 26, 2026
Prag katastrofe mjedisore? Mbytet anija cisternë me 7 mijë tonë naftë, humb jetën një marinar

Prag katastrofe mjedisore? Mbytet anija cisternë me 7 mijë tonë naftë, humb jetën një marinar

November 26, 2026
Begaj vizitë zyrtare në Strugë, fokusi te bashkëpunimi ndërkufitar, turizmi dhe ruajtja e identitetit kombëtar

Begaj vizitë zyrtare në Strugë, fokusi te bashkëpunimi ndërkufitar, turizmi dhe ruajtja e identitetit kombëtar

November 26, 2026
AKU ‘zbarkon’ në Fier, bllokon mbi 2 tonë mish dhe gjiro, gjobë 1 milion lekë

AKU ‘zbarkon’ në Fier, bllokon mbi 2 tonë mish dhe gjiro, gjobë 1 milion lekë

November 26, 2026
“Plas” grushti në burgun e sigurisë së lartë në Burrel! I dënuari dhunon policin

“Plas” grushti në burgun e sigurisë së lartë në Burrel! I dënuari dhunon policin

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In