• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U shërua tek “Infektivi” nga Covid, qytetari nga Vlora: Populli t’u besojë më shumë mjekëve

by A R
06/12/2020 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ndau sot një tjetër dëshmi të një pacienti të kuruar nga COVID, në Spitalin Infektiv në Tiranë, i cili vlerëson angazhimin e mjekëve në shërbim të pacientëve.

Duke rrëfyer betejën e tij me COVID-19, Kastriot Karabolli 62-vjeç nga Vlora thekson se ekipi i mjekëve në spitalin Infektiv janë heronj.

“Nga padija, nuk i dinim shenjat e para dhe 6-8 ditë qëndrova në shtëpi me kollë të fortë, Vajta bëra skanerin dhe më doli 70% e bllokuar mushkëria. Kthehem në shtëpi dhe marrë në telefon 127. Jam shumë i lumtur që brenda shumë pak minutave ata mu përgjigjën, sepse ai qe dhe fati im, sepse nëse unë nuk do të kisha vajtur në spital unë nuk do isha më. Mora 127 mu përgjigjën dhe kam ikur në spital COVID 1 në Tiranë. Nga momenti që vajtëm menjëherë ekipi i mjekëve dhe infermierëve, mos të them ishin 10 veta që me erdhën te koka. Më bënë intervistën më morën çfarë duhet të merrnin dhe direkt kalova në terapi”, tha Karabolli.

Karabolli dënon zërat e atyre që thonë nuk ka shërbim në spitale dhe thotë turp të kenë, sepse shërbimi ishte maksimal.

“Dëgjoi në televizor se thonë se nuk u japin një pikë ujë nuk i ndihmojnë, turp të kenë ata që flasin ashtu. Në spital të kërkoje në pikë ujë dhe të vinin 5 shishe, kërkoje infermier, të vinin 3 infermierë. Këto që them i kamë parë më sytë e mi. Najada Çomo me ekipin e saj janë heronj, ajo vinte 3 herë në ditë dhe bisedonte me të gjithë pacientët, plus, Rita, Heli, Korab Gjana po i përshëndes nga zemra të gjithë sepse ishte një shërbim i shkëlqyer”, tha ai.

Po ashtu Karabolli shtoi se përveç shërbimit ishte një ushqim shumë i mirë, se dëgjoj nga këta në intervista se nuk u japin ushqim, turp ti vijë.

“Ata janë heronj, ata luftojnë me vdekjen. Populli t’u besojë më shumë mjekëve. Të besojnë te mjekësia dhe këta mjekë që kemi ne, që nga Bruna, Drejtoresha e Spitalit të Vlorës e deri te të gjithë ata doktorë, profesorë që të rrinin te koka. Unë theksoj dhe them se kjo është një betejë për jetën dhe duhet ta fitojmë të gjithë së bashku”, apelon Kastriot Karabolli.

/a.r

Next Post
Paketat dhe lutjet për biznesin / Pse modeli i Elvis Naçit dhe Ermal Mamaqit “trazoi” rrjetin

Paketat dhe lutjet për biznesin / Pse modeli i Elvis Naçit dhe Ermal Mamaqit “trazoi” rrjetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In