• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

U rrit nga pandemia/ Bizneset kanë borxh në tatime dhe dogana 1.4 mld euro deri në fund të 2020

by Java News
08/11/2021 07:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Borxhi i akumuluar i bizneseve ndaj tatimeve dhe doganave arriti në fund të vitit 2020 në vlerën 167.5 miliardë lekë (1.4 mld euro).

Sipas të dhënave që publikoi Kontrolli i Lartë i Shtetit, 73% e këtij detyrimi ose 122.5 miliardë lekë i takon borxhit tatimor dhe pjesa tjetër 45 miliardë lekë (27%) i takon borxhit doganor.

Stoku i detyrimeve të biznesit në tatime u përkeqësua nga pandemia

Bazuar në të dhënat e dërguara nga Drejtoritë Rajonale Tatimore dhe sipas raportimeve mujore nga Drejtoria e Mbledhjes me Forcë të Borxhit në DPT, gjendja e detyrimeve tatimore të papaguara në afatin deri në 31 dhjetor 2020 shënoi 122.5 miliardë lekë, ose rreth 1 miliard euro. Shuma e detyrimeve erdhi në rritje për shkak të ndikimeve negative që dha pandemia Covid-19.

Gjendja e detyrimeve të papaguara në afat në fillim të vitit 2020 ishte 116.9 miliardë lekë dhe në fund të vitit 2020 arriti në vlerën 122.4 miliardë lekë, duke rezultuar në një rritje neto në vlerën 5.4 miliard lekë.

Vlera e detyrimeve të papaguara, pa përfshirë proceset gjyqësore në fund të vitit, vlerësohet në shumën 108.7 miliardë lekë, nga 103.3 miliardë lekë në fillim të vitit. Diferenca prej 13.7 miliardë lekësh që zë 11% të stokut të detyrimeve të papaguara, është në proces gjyqësor deri në fund të dhjetorit 2020.

Peshën më të madhe në total të stokut të detyrimeve e zë Rajoni Qendror me 73,7% i ndjekur nga Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj me 10,2%, Rajoni Verior me 9% e më pas Rajoni i Jugut me 7,1 %.

Arkëtimi i detyrimeve tatimore referuar të dhënave të DPT, për vitin 2020 është në vlerën 18 miliardë lekë. Referuar të dhënave, rezulton se “detyrimet e shtuara” janë më pak në vlerë 9,9 miliardë lekë për vitin 2020 krahasuar me vitin 2019. Rritja më e madhe e këtyre detyrimeve i takon muajit prill 2020, për shkak të situatës pandemike, sipas KLSH.

Rezulton se zëri TVSH zë peshën më të madhe në stokun e detyrimeve të papaguara në afat, 34% ose në vlerë absolute 41.9 miliardë lekë, ndjekur nga Tatim Fitimi me 27% ose në vlerë absolute 33.4 miliardë lekë, zëri “Të Tjera” me 24% ose në vlerë absolute 28.1 miliardë lekë, Sigurimet Shoqërore e Shëndetësore me 14% ose në vlerë absolute 17 miliardë lekë dhe TAP me 2% ose në vlerë absolute 2,1 miliardë lekë.

Detyrimet tatimore sipas statusit të tatimpaguesit përbëhen nga subjektet aktive me 42% të numrit total të subjekteve debitorë me vlerë 39,7 miliardë lekë, ose 32% të vlerës totale të borxhit, ndërsa subjektet pasive zënë 58% të numrit total të subjekteve debitor me vlerë 82,6 miliardë lekë, ose 68% të vlerës totale të borxhi

2020, borxhi doganor rritje me 7%

Borxhi doganor në fund të vitit 2020 paraqitet në vlerën 45 miliardë lekë dhe krahasuar me fillimin e vitit, ku borxhi doganor ka qene në vlerën 42 miliardë lekë, ka shënuar rritje në vlerën 3 miliardë lekë, ose në masën 7%.

Detyrimi total në vlerën 45.05 miliardë lekë, përbëhet nga detyrim doganor në vlerën 13.24 miliardë lekë, penalitetet në vlerën 26.05 miliardë lekë dhe interesa në vlerën 6.56 miliardë lekë.

KLSH vëren se, Administrata Doganore për vitin 2020 ka arritur të arkëtojë vetëm 786 milionë lekë detyrime (ose 1.7% të totalit).

Gjatë vitit 2020, detyrimi i vitit 2019 është ulur me 153 milionë lekë dhe detyrimi i vitit 2017 gjithashtu është ulur me 3 milionë lekë. Ndërsa detyrimi i viteve të tjera është rritur, duke kulmuar me rritjen e borxhit të vitit 2020 me vlerën 3,043 milion lekë.

Raportin më të ulët të borxhit ndaj të ardhurave të realizuara e kanë Degët Doganore Rinas (0.2%), Pogradec (1.2%), Kapshticë (2.7%) dhe Kakavijë (2.9%). Ndërsa nivelin më të lartë të borxhit në krahasim me të ardhurat e realizuara e kanë Degët Doganore Tre Urat (1379.8% ose 13 herë më shumë se të ardhurat e realizuara), Fier (618% ose 6 herë më shumë se të ardhurat e realizuara), Berat (354.3% ose 3 herë më shumë se të ardhurat e realizuara), Lezhë (175.8% ose 2 herë më shumë se të ardhurat e realizuara) dhe Korçë (120.3%). /Monitor

g.kosovari

Next Post
Vuçiç merr dozën e tretë të vaksinës/ Ja paralajmërimi për ata që refuzojnë dhe infektohen nga COVID

Vuçiç merr dozën e tretë të vaksinës/ Ja paralajmërimi për ata që refuzojnë dhe infektohen nga COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Euro po forcohet, bizneset me shpresa, FMN thirrje për kurs fleksibël të këmbimit

Euro zbret në 93.88 lekë! Fluksi i lartë i turistëve forcon monedhën tonë

July 4, 2026
I mori jetën kamarierit, reagon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje

I mori jetën kamarierit, reagon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje

July 4, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

Lamallari: Pretendimet për dhunë ndaj Niko Qarkajt janë të pabaza, do të ketë padi ndaj avokatit nëse…

July 4, 2026
Qeveria që “merret me 300 flamingo të Mamurrasit dhe Bushatit”

Rreziku është se sheshi ka shumë grupe, por vetëm një gjuhë

July 4, 2026
“Bojkotoni koncertin”, Aurela Gaçe reagon pas linçimit nga protestuesit: Dyshoj se janë të pastra qëllimet tuaja…

“Bojkotoni koncertin”, Aurela Gaçe reagon pas linçimit nga protestuesit: Dyshoj se janë të pastra qëllimet tuaja…

July 4, 2026
“Kuvendi Qytetar” i protestës del me deklaratë: Asnjë negociatë me Edi Ramën

“Kuvendi Qytetar” i protestës del me deklaratë: Asnjë negociatë me Edi Ramën

July 4, 2026
VIDEO / Ndodh në Prishtinë! Flamuri amerikan ngrihet në oborrin e xhamisë

VIDEO / Ndodh në Prishtinë! Flamuri amerikan ngrihet në oborrin e xhamisë

July 4, 2026
Kopja e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-ve zbulohet në Britani

Kopja e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-ve zbulohet në Britani

July 4, 2026
Kush po transporton banane në Rusi e kush kokainë?

Kush po transporton banane në Rusi e kush kokainë?

July 4, 2026
Militantët molotov drejt Xhamisë së Namazgjasë, Bardhi akuza policisë: Hodhët gaz lotsjellës, u penguan besimtarët të kryenin ritet pas iftarit

Bardhi: Të hetohen pretendimet për dhunë ndaj protestuesit të ndaluar

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In