• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U rrëzua nga Apeli në SHBA, reagon Shkëlzen Berisha: Po shpifin përsëri për mua se s’kam lidhje me Gërdecin

by A R
03/09/2020 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha ka komentuar vendimin e drejtësisë amerikane e cila rrëzoi kërkesën e tij për të dytën herë duke vërtetuar akuzat e ngritura ndaj tij për tragjedinë e Gërdecit.

Pasi ka humbur në apelin e një gjykate amerikane, përballjen me autorin dhe shtëpinë botuese të librit “Qentë e Luftës”, përfshi një kompani kinematografike të cilëve u kërkonte 60 milion dollarë dëmshpërblim për shpifje, Shkëlzen Berisha thotë se sot ai është lehtësuar dhe se vendimi kundër tij e ka ndihmuar.

Djali i ish kryeministrit tregon se avokatët e tij po punojnë dhe do marrë të tjera hapa ligjore kundër vendimit të gjykatave amerikane.

Ndërkohë si argument sjell betimin e Efraim Diverolit para drejtësisë amerikane, i cili natyrisht që do të kundërshtonte akuzat pasi në të kundërt do të dënohej.

Më poshtë po përcjellim reagimin e djalit të Sali Berishës:

“Nje nga aresyet kryesore te hapjes se gjyqit ne SHBA ka qene rrezimi i shpifjeve te hedhura ndaj meje prej 10 vjetesh per gjoja lidhje me AEY.

Deklarimi nen betim i Efraim Diverolit se ai ka genjyer dhe trilluar per interesa personale, takimin tim me te, si dhe per cfaredo lloj implikim timin ne aktivitetin e kompanise se tij, rrezon vertetesine e te gjithe artikujve ne mediat nderkombetare dhe lukunise se shpifjeve qe kane shoqeruar ato ne mediat lokale prej 10 vjetesh.

Ky eshte nje lehtesim per mua, gjithashtu nje deshtim per makinerine politike te shpifjes qe I ka perdorur keto akuza si ingredient paresor per llumin e hedhur ndaj meje per plot 10 vjet.

Per te gjithe ata qe kane rene pre e makinerise se shpifjes politike, me duhet te qartesoj se, as padite e per rrjedhoje as vendimi i gjykates nuk kane asnje lidhje me tragjedine e Gerdecit. Por vetem me shpifjet qe personat e lartpermendur kane tjerrur nder vite ne media te ndryshme ndaj personit tim per gjoja lidhje dhe ndikim ne aktivtetin e AEY.

Vendimi i gjykates se Apelit ne SHBA ka mbeshtetur vendimin e shkalles se pare duke mos e gjetur fajtor Guy Lawson per dashakeqesi ne librin e tij me pretendimin se ai ka pasur aresye te besoje si te verteta shpifjet e Diverolit apo Erjon Velise pasi keto shpifje ishin botuar dhe ne media te tjera.

Pra ne thelb vendimi i gjykates nuk ka lidhje as me tragjedine e Gerdecit, madje as me vertetesine e atyre qe ka botuar Lawson por thjesht me faktin, qe nuk eshte provuar, se ai i ka shkruar keto shpifje, duke e ditur se kane qene te tilla ne momentin kur i ka shkruar.

Avokatet e mi jane duke studiuar me kujdes vendimin per te vendosur per hapat e metejshme ligjore, te cilat do behen publik se shpejti.

*Bashkangjitur deklarimini Diverolit pra gjykates se ka genjyer per lidhjen time ne aferen e AEY”, thotë Berisha.

Më herët, gazeta “TemA” ishte e para që raportoi vendimin që mban datën 2 dhtator 2020, të gjykatësit Martin, Newsom, dhe O’scannlain ku thuhet: “Autori librit Guy Lawson u mbështet në gjetjen e fakteve në shumë artikuj të publikuar më parë të cilat akuzonin Shkëlzen Berishën si i përfshirë në mashtrimin e komonisw AEY dhe në botën e nëndheshme kriminale shqiptarë. Lawson shkoi më tej duke intervistuar edhe persona te tjerë të cilët pohuan të njëjtën gjë për zotin Berisha”.

Gjyqtarët amerikanë në vendim thonë se nuk kanë gjetur asnjë gabim në vendimin e gjykatës së Floridas dhe theksojnë se: “Berisha nuk solli argumente të bazuara përmes të cilave të mbërrinte në përfundimin e se gjykata e distriktit abuzoi duke mos i dhënë kohën e duhur për të sjellë provat”.

/a.r

Next Post
Duhet ligj special për rigjykimet e vendimeve të të korruptuarve

PD shkel vijën e dytë të kuqe. Nis me mua metodat e reja të shantazhit kilian, nesër u takon të gjithëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Risi kompensimi për arsimin e fëmijëve, hapet aplikimi për DIVA

Risi kompensimi për arsimin e fëmijëve, hapet aplikimi për DIVA

January 22, 2026
Publikohen detajet nga vrasja e Jani Aliajt, gazetari grek: Ishte transferuar për një periudhë në burgun e grave pas…

Publikohen detajet nga vrasja e Jani Aliajt, gazetari grek: Ishte transferuar për një periudhë në burgun e grave pas…

January 22, 2026
Presidenti Zelensky jep lajmin: Ukraina do të zhvillojë takim trepalësh me Rusinë dhe SHBA

Presidenti Zelensky jep lajmin: Ukraina do të zhvillojë takim trepalësh me Rusinë dhe SHBA

January 22, 2026
Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

January 22, 2026
Vrasja mafioze e Ardian Nikulajt, “The Sun”: Ekzekutimi i biznesmenit “kushtoi” 1.7 milionë paund

Vrasja mafioze e Ardian Nikulajt, “The Sun”: Ekzekutimi i biznesmenit “kushtoi” 1.7 milionë paund

January 22, 2026
Bardhi: Shqipëria nuk e ka sot emrin tek shtetet themeluese të Bordit të Paqes prej Ramës! Nuk iku në Davos se…

Bardhi: Shqipëria nuk e ka sot emrin tek shtetet themeluese të Bordit të Paqes prej Ramës! Nuk iku në Davos se…

January 22, 2026
21 janari/ Balla-Berishës: Pa u zbardhur përgjegjësia jote, PS nuk do të tërhiqet kurrë

21 janari/ Balla-Berishës: Pa u zbardhur përgjegjësia jote, PS nuk do të tërhiqet kurrë

January 22, 2026
Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes/ PD voton “me kokën poshtë dhe dorën lart”

Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes/ PD voton “me kokën poshtë dhe dorën lart”

January 22, 2026
“Siguria ushqimore, prioritet kombëtar”/ Ministri Salla prezanton Drejtoreshën e re të Përgjithshme të AKU

“Siguria ushqimore, prioritet kombëtar”/ Ministri Salla prezanton Drejtoreshën e re të Përgjithshme të AKU

January 22, 2026
Kontrollet në banesa e biznese, Apeli i Posaçëm rrëzon ankimimin e Arbër Veliajt

Apeli prish vendimin/ GJKKO i dënoi me 23 vite burg dy kokat e grupit për vjedhje të 15 mln € përmes Call Center-ave

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In