Një fëmijë ka pësuar lëndime të rënda pasi është rrëzuar teksa luante brenda banesës së tij.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 15, në qytetin e Durrësit.
I dëmtuar ka mbetur fëmija me inicialet E.Q., 5-vjeç, i cili ndodhet në spital nën trajtimin e mjekëve.
Fatmirësisht, raportohet se i mituri nuk ka rrezik për jetën.
Ngjarja u referua si aksidentale nga ana e policisë.
Sipas informacioneve, vogëlushi ishte duke luajtur dhe në një moment pakujdesie u rrëzua nga një prej mobiljeve në banesë./a.m.