• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U rrah brutalisht nga fatorinoja i autobusit, ndërron jetë në spital 49 vjeçari nga Lushnja

by Java News
28/11/2017 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 49-vjeçar nga Lushnja ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës ku qëndroi dy javë në terapi intensive, pasi ishte rrahur brutalisht nga fatorinoja i autobusit Athinë–Tiranë.

Viktima është Bardhyl Hasanaj, i cili nuk ka arritur të mbijetojë, për shkak të goditjeve të forta në kokë, shkruan “Panorama”. Spitali i TraumesBurime nga Policia thanë dje se Bardhyl Hasanaj, nga Lushnja, para dy javësh, u godit nga një tjetër shtetas, banor i Sarandës, i cili ishte fatorino në autobus. Më 13 nëntor, viktima kishte dalë në rrugë dhe po priste makinat e rastit për të udhëtuar në drejtim të Tiranës.

Kur autobusi i parë ka ndaluar për të zbritur disa pasagjerë, 49-vjeçari ka dashur të hipë, por është penguar nga fatorinoja. Burimet tregojnë se sherri mes tyre ka nisur pasi 49- vjeçari, në gjendje të dehur, kishte dalë te rrethrrotullimi i Çermës për të udhëtuar drejt Tiranës. Duke qenë se aty ka ndaluar një autobus, 49-vjeçari ka vrapuar të hipë, por është penguar nga fatorinoja me inicialet A.C., banues në Lukovë të Sarandës. Ky i fundit e ka sqaruar pasagjerin se autobusi bënte linjën direkte Athinë-Tiranë dhe se nuk i lejohej të merrte pasagjerë të tjerë rrugës.

Por Hasanaj ka këmbëngulur duke kërkuar me insistim të udhëtojë me atë autobus pasi nxitonte për në kryeqytet. Ai e ka fyer fatorinon dhe të dy janë përfshirë në një sherr derisa 39- vjeçari A.C. e ka goditur me një grusht në kokë duke i shkaktuar marrje mendsh dhe 49-vjeçari është rrezuar në tokë. Pas ngjarjes, autobusi është nisur drejt Tiranës, ndërsa Bardhyl Hasanaj ka kërkuar ndihmë te kalimtarët e tjerë që ishin në stacion. Ai është shoqëruar për në spitalin e Lushnjës më datë 13 nëntor dhe pasi ka shfaqur simptoma të rënda, është nisur për në Tiranë. Goditja ka qenë fatale për të pasi pas dy javësh ai ka humbur jetën në Spitalin e Traumës.

Ndërkohë, Policia tha se ditën kur ndodhi incidenti, është ndaluar dhe vënë në pranga autori i dyshuar i ngjarjes. Ai fillimisht është arrestuar me akuzën “plagosje e lehtë” nga pakujdesia, por me gjasë akuza e ngritur ndaj tij do të ndryshojë, duke qenë se personi që goditi, ndërroi jetë për shkak të traumës që i kishte shkaktuar.

a.ç

Next Post
Serie A, pezullim dhe gjobë 10 mijë euro ndaj Igli Tares

Serie A, pezullim dhe gjobë 10 mijë euro ndaj Igli Tares

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In