• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U regjistrua me vulën e partisë së Metës/ Këlliçi më 2017: Aleanca me LSI nuk është në interes të qytetarëve

by Java News
28/03/2023 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Belind Këlliçi është regjistruar me vulën e Partisë së Lirisë të drejtuar nga Ilir Meta, për të garuar në zgjedhjet e 14 majit, si kandidat për Bashkinë e Tiranës, si përfaqësues i Rithemelimit dhe Foltores së Sali Berishës. Lëvizja erdhi pasi Sali Berisha humbi betejën për vulën e PD-së dhe për t’u legjitimuar si parti politike. Në kërkesën për regjistrimin që Këlliçi ka dorëzuar në KQZ, ka marrë autorizim nga Endrit Braimllari dhe vula i Partisë së Lirisë. Përfundimi në kandidat i partisë së Ilir Metës nuk është një proces politik i natyrshëm për Këlliçin, nëse do të rikthejmë në kujtesë qëndrimet që Këlliçi ka mbajtur në të kaluarën për LSI-në dhe Ilir Metën.

Në vitin 2017, Lulzim Basha nisi një fushatë kundër LSI-së dhe Ilir Metës. Basha e konsideronte LSI-në një organizatë kriminale, shpk, parti tezgë, grup që plaçkiste me torbë në kurriz etj. Në atë kohë, Belind Këlliçi konsiderohej i besuar dhe ‘delfin’ i Lulzim Bashës. Këlliçi iu bashkua linjës së nongratave vetëm pasi kuptoi se Berisha po i merrte partinë Bashës. Në vitin 2017, Belind Këlliçi deklaronte se një koalicion me LSI-në e Ilir Metës nuk ishte në interes të qytetarëve.

“Në gjykimin tim, nuk përbën interes për qytetarët, që PD-ja të bëj koalicion me LSI-në, ajo është parti e majtë dhe ne jemi të djathtë. Prandaj iu bëj thirrje të rinjve të bashkohen për një kauzë të drejtë, PD-ja është themeluar nga rinia, për integrim, kemi arritur në një pik kritike për të ardhmen e të rinjve dhe qytetarëve. Politika duhet parë si fillim nga të rinjtë”, thoshte Këlliçi në 28 tetor të vitit 2017, teksa fliste për vendosjen e shtatores së Azem Hajdarit në Tropojë.

Rreth 6 vite më vonë, Belind Këlliçi jo vetëm pranoi koalicionin me LSI-në, por edhe u regjistruar në emrin e partisë së Metës, që më parë mbante emrin e LSI-së. Nuk dihet se çfarë ka ndryshuar: Është bërë partia e Metës një parti e djathtë, ka ndryshuar interesi i qytetarëve apo interesat politike të Belind Këlliçit, kandidati i njeriut që është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithsesi, vlerësimi u takon qytetarëve ditën e zgjedhjeve./Adriatik Doçi-shqiptarja.com

Next Post
Shpëtoi një 6-vjeçar/ Shqiptari humbi jetën, djali tregon fjalët e fundit të tij, gruaja e quan hero

Shpëtoi një 6-vjeçar/ Shqiptari humbi jetën, djali tregon fjalët e fundit të tij, gruaja e quan hero

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
“Duhet ta ndalin atë luftë idiote”, Trump kërkon fundin e përplasjes Rusi-Ukrainë (VIDEO) -

Duhet ta ndalin atë luftë idiote, Trump kërkon fundin e përplasjes Rusi-Ukrainë (VIDEO) –

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Macron dhe Charles III vizitojnë Tapicerinë e Bayeux në Muzeun Britanik -

Macron dhe Charles III vizitojnë Tapicerinë e Bayeux në Muzeun Britanik –

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com