• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U refuzohet azili në Francë/ Kthehen vullnetarisht 120 shtetas shqiptarë, Dema: Deportimi shoqërohet me masa shtesë

by Java News
19/10/2019 14:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në aeroportin e Rinasit janë kthyer vullnetarisht 120 shqiptarë, azilkërkues në Francë, të cilët me këtë veprim kanë shmangur penalitetet e mundshme, që rrjedhin nga mosrespektimi i afateve të qëndrimit në zonën Schengen.

Ky ishte një ndër operacionet më të mëdha të riatdhesimit vullnetar. Sipas Shefit të Komisariatit të Policisë Rinas, Përparim Dema, ky operacion merr rëndësi nga fakti që kthimi i tyre është bërë vullnetarisht, çka konsiderohet si një element ndihmës në parandalimin e lëvizjes së parregullt në zonën Schengen.

Duke bërë një apel për shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes, Dema u shpreh se:
“Dua t’u bëj një apel gjithë qytetarëve shqiptarë të mos abuzojnë me lirinë e lëvizjes së lirë. Shqipëria është një vend i sigurt dhe i tillë konsiderohet edhe nga vendet e BE-së dhe kërkesat për azil nuk kanë shanse për t’u aprovuar.”

Në lidhje me pasojat e mundshme që mund të bien mbi personat që shkelin rregullat e lëvizjes së lirë në vendet e BE-së, Dema tha: “Deportimi nga vendet e BE-së shoqërohet edhe me masa të tjera shtesë, që janë edhe ndalimi deri në disa vite i udhëtimit në zonën Schengen”.

Tre ditë më parë në Rinas u riatdhesuan edhe 100 shtetas të tjerë, të cilët u kapën në Francë, Belgjikë e Gjermani. Këta janë individë, ndaj të cilëve ka vendim ligjor për dalje nga territori francez, belg e gjerman, për shkelje të rregullave të lëvizjes në zonën Schengen. Ky operacioni  riatdhesimi për shtetasit shqiptarë, u zhvillua në bashkëpunim me Frontex-in.

g.kosovari

Next Post
Turqia akuzon forcat kurde për shkelje të armëpushimit: Terroristët kanë kryer 14 sulme në 36 orët e fundit

Turqia akuzon forcat kurde për shkelje të armëpushimit: Terroristët kanë kryer 14 sulme në 36 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com