Detaje tragjike dalin në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Sheq i Madh, në Fier, ku u raportua se një 50-vjeçare ka vrarë veten me thikë.
Mësohet se 50-vjeçarja Valdete Mamaj është vrarë nga bashkëshorti i saj me thikën e bukës. Ajo u gjet e pajetë në banesën e saj, e goditur me thikë në gjoks, si dhe me disa gërvishtje në trup.
Bashkëshorti i saj, Petrit Mamaj, ka pranuar krimin e rëndë në polici, pasi e raportoi më herët ngjarjen si vetëvrasje.
/a.r