U raportua për të shtëna me armë zjarri në Elbasan, policia njoftim zyrtar

Policia ka dhënë detaje mbi të shtënat me armë zjarri të raportuara mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

Në një njoftim shpërndarë për mediat, blutë bëjnë me dije se nga këqyrja e vendit ku dyshohet se ishte qëlluar, nuk u gjet asnjë gëzhojë apo predhë plumbi.

Njoftimi:

Më datë 28.11.2025, rreth orës 20:30, shtetasi F. P., 66 vjeç, ka njoftuar në Polici se kishte dëgjuar të shtënë me armë zjarri afër banesës së tij, në lagjen “Vullnetari”. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët nga këqyrja e vendit ku dyshohet se ishte qëlluar, nuk gjetën asnjë gëzhojë, si dhe në pjesën e sipërme të banesës ku dyshohet se ishte qëlluar një herë me armë zjarri, nuk u gjet predhë plumbi. Vijon puna për sqarimin e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com