Policia e Shkodrës jep informacione zyrtare për aksidentin e rëndë në Shkodër ku mbeti i plagosur një fëmijë 5 vjeç. Sipas policisë, 50-vjeçari H. Kurtaj udhëtonte me 4 fëmijët e tij kur djali i vogël 5 vjeç i ka rënë nga dritarja.
“Me datë 26.12.2019 në ora 17.25, shtetasi H. K. 50 vjec, po udhëtonte me mjetin e tij në lagjen ‘Skenderbeg’, ku kishte 4 femijët e tij, i ka rënë aksidenatlisht nga mjeti fëmija, S. K., 5 vjec, i cili po trajtohet në Spitalin Rajonal Shkodër”, njofton policia.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje. Ndërkohë fëmija ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës ku është dërguar nga kalimtarë të rastit. /e.s/