• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U qëlluan me kallashnikov, dy vëllezërit arrestohen te Trauma/ Iu përgjigjën me plumba atentatorit. Zbardhet dëshmia për ngjarjen

by Java News
21/03/2021 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia Vendore e Shkodrës ka arrestuar dy shtetasit e plagosur mbrëmjen e kaluar në fshatin Bardhaj ndërsa është shpallur në kërkim nga policia edhe autori i dyshuar i kësaj plagosjeje të dyfishtë.

Kështu efektivët kanë vënë në pranga dy vëllezërit Marjan Doçi 23 vjeç dhe Hoten Doçi 30 vjeç.

Arrestimi i tyre është bërë në kushtet spitalore teksa ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranës jashtë rrezikut për jetën nën mbikëqyrje nga forcat e policisë. Nga ana tjetër po mbrëmë policia ka identifikuar autorin e dyshuar shtetasin Besmir Perkola, i cili ka lënë të plagosur dy vëllezërit Doçi.

Nga sa mësohet janë ende të paqarta arsyet e kësaj plagosje të ndodhur në Bardhaj të Shkodrës. Dy shtetasit e plagosur në deklarimin për policinë kanë thënë se nuk kemi asnjë konflikt dhe nuk e kemi idenë përse na ka qëlluar personi tjetër dhe madje nuk e njohim se kush ka qenë.

“Ishim tek makina kur një person u afrua dhe qëlloi drejt nesh në mënyrë të papritur. Nuk e kemi idenë përse na ka qëlluar sepse nuk kemi ndonjë konflikt”, mësohet të kenë thënë dy vëllezërit për policinë duke mos pranuar që të japin asnjë detaj shtesë lidhur me arsyen përse janë qëlluar.

Sipas burimeve nga vendngjarja, policia e Shkodrës ka dyshime të forta se pasi shtetasi Besmr Perkola ka qëlluar ndaj tyre me automatik kallashnikov dy vëllezërit i janë përgjigjur të shtënave duke qëlluar edhe ata me pistoletë në një shkëmbim zjarri.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur gëzhoja plumbash nga armë të ndryshme të kallashnikovit që dyshohet se ka patur Perkola dhe gëzhoja pistolete afër mjetit tip Audi pa targa ku ndodheshin dy vëllezërit Doçi.

Policia e Shkodrës vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje si dhe vijon puna për gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar Besmir Perkola. Që mbrëmë por edhe gjatë ditës së sotme një grup i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka qëndruar në vendin ku ndodhi plagosja për të shmangur çdo lloj konflikti tjetër pasi të dy familjet jetojnë afër njëra-tjetrës.

g.kosovari

Next Post
Aktorja Gridë, presidentët e zemëruar dhe vapa e madhe në shtator

Kapadainj, budallenj, mëndjemëdhenj, mediokër dhe në fund edhe idiotë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parlamenti nis me vendimin e Hagës për liderët e UÇK, Peleshi: Vendim i dhimbshëm jo vetëm për Kosovën, por edhe për historinë tonë!

Parlamenti nis me vendimin e Hagës për liderët e UÇK, Peleshi: Vendim i dhimbshëm jo vetëm për Kosovën, por edhe për historinë tonë!

September 17, 2026
Një ditë pas vendimit të Hagës, mblidhen sot Kryesia dhe Grupi Parlamentar i PDK-së

Një ditë pas vendimit të Hagës, mblidhen sot Kryesia dhe Grupi Parlamentar i PDK-së

September 17, 2026
U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, Gjykata e Fierit lë në “arrest me burg” dajën e deputetes Zegjine Çaushi

U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, Gjykata e Fierit lë në “arrest me burg” dajën e deputetes Zegjine Çaushi

September 17, 2026
Gjendja e Unionit, pesë përfundimet kryesore nga fjalimi i Ursula von der Leyen -

Von der Leyen prezanton planin e ri të sigurisë: Këshill Evropian, protokoll emergjence dhe më shumë kapacitete ushtarake

September 17, 2026
Transportonte 4 lingota floriri dhe shuma me para cash në “Porsche”, arrestohet 30-vjeçari në Roskovec!

Transportonte 4 lingota floriri dhe shuma me para cash në “Porsche”, arrestohet 30-vjeçari në Roskovec!

September 17, 2026
Seanca e Metës në GJKKO, 134 emra nga mbrojtja në pritje të vendimit për të dëshmuar

“Nuk më janë vënë në dispozicion të gjitha fashikujt”- Shtyhet gjyqi i themelit për Ilir Metën, ja kur do të mbahet seanca e radhës

September 17, 2026
Vlora Çitaku reagon pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë: Kosova nuk ka luksin të presë, duhet të reagojë!

Vlora Çitaku reagon pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë: Kosova nuk ka luksin të presë, duhet të reagojë!

September 17, 2026
Nipat e Agron Kapllanajt sulmuan agjentin e BKH-së dhe policinë, prokuroria nis hetimet

DOSJA/ Akuzohen se abuzuan me pronat, arrestohen2 ish-drejtorët e Kadastrës në Fier, specialisti dhe përfituesi! Prokuroria ndan detajet

September 17, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

September 17, 2026
VIDEO/ Pas vendimit të Hagës, deputetët e PD-së me simbole të UÇK-së në Kuvend

VIDEO/ Pas vendimit të Hagës, deputetët e PD-së me simbole të UÇK-së në Kuvend

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com