• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“U pre koka e Tiranës, por SPAK s’ka asnjë urgjencë për 21 Janarin”, Rama: Debat me PD për Veliajn? Kemi kaluar nga 5 vjet heshtje në një fazë të re

by A R
12/02/2025 13:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili u arrestua me urdhër të SPAK mesditën e 10 shtatorit.

Përmes Twitter, Rama shkruan:

Kanalet kërkuakan debate PS – PD për rastin e Erionit, pra nuk paskan kuptuar akoma se ne kemi kaluar nga pesë vjet heshtje në një fazë të re, kur do t’i japim vetes të drejtën të bëjmë komentet tona konstruktive për standartet dhe shkeljet në procese, por nuk kemi ndryshuar thelbin e qëndrimit tonë se PS nuk është zyrë avokatie e askujt që është proces, përfshirë edhe Erjonin.

E para, fakti që burgosja pa gjyq e kryetarit të bashkisë, për një problematikë që s’ka asnjë lidhje me kushtet kur jepet kjo masë, duke ndërprerë arbitrarisht kontratën e tij me zgjedhësit, kur gjykimi mund të vazhdonte në gjendje të lirë, ka të bëjë me standartet jo me fajësinë a pafajësinë e Erjonit, të cilën duhet ta ndajë drejtësia jo debatuesit e PS.

E dyta, nuk ka asnjë shans që ne të bëhemi pjesë sharjeshpifjeve nokturne për çështje të drejtësisë, kur kanalet bëhen si gjykatat e pazareve të mesjetës, ku gjuhet me gurë nga të katër anët dhe ku kuakuakuatë e kënetës politiko-mediatike arrijnë klimaksin e tyre.

Dhe e fundit, askush nuk ka për të na tërhequr dot në debate politike për SPAKUN e për GJKKO, sepse mes nesh dhe kënetës është kufiri mes dy botëve; asaj të drejtësisë së re europiane që duam ne, me pavarësi të plotë nga pushteti politik e me standarte demokratike, dhe asaj të drejtësisë së vjetër vulgare që do bufi me kënetën e tij, me kontroll të plotë politik e me pazare si ato që e bënë këtë vend për 100 vjet mbretërinë e padrejtësisë.

Këtë lloj debati do ta bëjmë në popull, në rrugën drejt 11 majit, në mbështetje të plotë të SPAK e GJKKO kundër korrupsionit dhe patjetër, pa heshtur për shqetësimet që krijohen nga gabimet apo fajet në raport me standartet ose fjala vjen nga fakti që befas, bëhet me urgjencë prerja e kokës së Tiranës kur kemi hyrë në zgjedhje, ndërsa pesë vjet nga krijimi i tij SPAKU s’ka asnjë urgjencë për të dhënë drejtësi për 21 janarin!

Ja kështu dhe përveç spektaklit të sharjeshpifjeve e të teorive idiote të konspiracionit në ato kanale, shërbejini pak edhe të vërtetës, duke kërkuar ku janë provat, a mjaftojnë a s’mjaftojnë, a janë a s’janë kushtet për burg pa gjyq e me radhë, por jo me partitë politike e aq më pak me kënetën opozitare.

Next Post
Caktohet data e primareve, ja kur do ta zhvillojë PD garën për përzgjedhjen e kandidatëve

Caktohet data e primareve, ja kur do ta zhvillojë PD garën për përzgjedhjen e kandidatëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

“Opozita vuan nga e folura bosh”, Zekthi: Protesta duhet të jetë pa ndërprerje, ndryshe s’ është produktive

March 23, 2026
Fitime 50 mln $ para postimeve të Trump, dyshohet për manipulim tregu

Fitime 50 mln $ para postimeve të Trump, dyshohet për manipulim tregu

March 23, 2026
“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”, gazetari përplaset me ministren maqedonase: Nuk e di kujt i duhet…

“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”, gazetari përplaset me ministren maqedonase: Nuk e di kujt i duhet…

March 23, 2026
Tri ngushticat kyçe të Gadishullit Arabik. Lufta dhe rëndësia strategjike e rrugëve të naftës

Tri ngushticat kyçe të Gadishullit Arabik. Lufta dhe rëndësia strategjike e rrugëve të naftës

March 23, 2026
Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Protesta e opozitës, zyrtari i PD: Duhet të rrimë çdo natë para Kryeministrisë

March 23, 2026

“Nafta 270 lekë, s’ka justifikim…”, eksperti i ashpër: Ja ç’do të ndodhë me çmimet së shpejti

March 23, 2026
Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

March 23, 2026
Këtë javë bëhemi ‘tradhtarë’! Meri Shehu paralajmëron këto shenja

Saturni ju kthen me këmbë në tokë, ja ndryshimet e mëdha për shenjat e horoskopit sipas Meri Shehut

March 23, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë solli politikisht protesta e 22 marsit?

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In