• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U plagos rastisht te “Xhamlliku”, vajza: Isha në radhë për të bërë pazarin. Jam qëlluar dy herë, dhe…

by Java News
11/04/2020 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Flet ekskluzivisht për “News24” dhe “BalkanWeb” vajza që mbeti e plagosur aksidentalisht, gjatë ngjarjes së rëndë të ndodhur paraditen e djeshme pranë “Xhamllikut” në Tiranës, ku policia u përplas me të kërkuari, Orges Bilbili, duke e plagosur. Përveç shënjestrës së policisë, e plagosur mbeti aksidentalisht edhe një vajzë e re, e cila rrëfen për gazetarin Enrik Mehmeti, gjithë rrjedhën e ngjarjes, si dhe tregon gjendjen e saj shëndetësore. Ai tregon se kishte dalë për të bërë pazarin te marketi, por po priste në radhë, pasi kishte shumë njerëz, kur kishte dëgjuar një zhurmë.

Vajza me inicialet M.P. ka tentuar të fshihet te një mur në cep të marketit, por është penguar me një person tjetër dhe aty e kanë kapur plumbat e policisë. Më tej, ajo nuk kujton asgjë, vetëm kur e kanë marrë dy policë për ta transportuar në spital, ndërsa thekson se ka dhimbje të forta, pasi ka një plumb në këmbë.

Çfarë po bënit kur ndodhi ngjarja?
Kisha dalë nga shtëpia, se kisha orarin për të bërë pazarin, për të blerë ushqimet e shtëpisë, se kam dy pleq në shtëpi. Isha duke mbajtur radhën, se kishte radhë market. Në momentet kur po prisja jashtë, nga cepi i marketit, te një rrugicë, u dëgjua një si kapsollë dhe s’i vura veshin, se nuk ma mori mendja të ndodhte diçka e tillë në mes të ditës. Në momentin që pashë se dolën nga rrugica dy vetë, njëri me të zeza, tjetri nga pas që gjurmonte me vrap, u vura në siklet dhe u mundova të futesha te dyqani, por nuk futesha dot, se kishte shumë njerëz. E dija se aty isha më afër dhe do më kapte më keq. Mu ngjitur me marketin është një mur i vogël dhe thashë të fshihem aty, se mbase s’më kap. Në ato momente, djalit i bie pistoleta në tokë, unë ktheva kurrizin dhe u pengova me një zotëri, kur më qëlloi, por nuk e pashë kush më qëlloi.

Sa plumba keni marrë?
Një e kam te këmba, që ka dhe gjakderdhje, te këmba mbrapa kofshës, një edhe pas krahut, që thonë është qorr, ka kaluar shkarazi. Ndërsa në këmbë më thonë që vijon të jetë plumbi. Unë kam shumë dhimbje, jam e shqetësuar. Mjekët thonë se nëse plumbi ikën nga aty, ka burim infeksioni. Se në momentin që është future plumbi, ka djegur gjithçka, mishin, se isha afër.

Keni pasur ndonjë ndërhyrje?
Jo. Më thanë që nuk duhet të bëj operacion. Infermieri që ka ardhur tani më tha që do shohim nesër, do bëjnë ekzaminime të tjera.

Sa i përket ngjarjes, humbët ndjenjat?
Jo, nuk i ndjenjat për asnjë sekondë. As vetë se di si mu gjet mendja që dhashë edhe numrin e telefonit që të lajmëronin të shtëpisë sime, dhe erdhi menjëherë mamaja, se babanë e kam pa qejf.

Kush iu çoi në spital?
Më duket policët, njëri i jepte shumë shpejt makinës, se unë kisha shumë dhimbje.

Keni pas probleme me shëndetin?
Dhimbjet e këmbës pa fund, gjë tjetër jo. Krahu jo shumë.

Kur do iu fusin në operacion?
Nuk e di, mos t’i akuzoj kot mjekët, nuk kanë thënë gjë. Unë pashë edhe vetë diçka, kur po më bënin grafi, besoj se plumbi nuk do të ketë kapur kockën, do jetë te tuli. Kam shumë dhimbje, nuk rri dot.

Kush është me juve?
Mamaja. Babin e kam lënë në shtëpi se s’dua të mërzitet, pasi është sëmurë. Babi e ka marrë vesh, por nuk i kam thënë në çfarë gjendjeje jam.

Në momentin që u plagosët, dëgjuat disa të shtëna?
Dëgjova një herë në ajër dhe menjëherë u përpoqa të fshihesha, pastaj nuk mbaj mend.

Ky personi me të zeza ua drejtoi armën?
Isha me kurriz, për t’u fshehur për veten time në ato momente, se ma mori mendja që diçka do ndodhte. Ktheva kurrizin për t’u fshehur, por u pengova me atë personin.

Sa i përket plumbit që keni ende në këmbë, nuk është bërë ende një ndërhyrje, çfarë iu kanë thënë mjekët lidhur me dëmtimin që keni?
Duhet të shohin ecurinë, si do shkojë. Nuk duhet ta heqin, sepse nëse e heqin, është burim infeksioni, më thanë, dhe mund të ketë përkeqësim. Nesër do vijnë të shohin si do jetë situata, ose do bëjnë analiza të tjera, nuk e di.

Next Post
Zbulohet “motori” i covid-19 që i jep mundësinë të shumohet. Shkenca: Kjo ndihmon në gjetjen e ilaçit

Zbulohet “motori” i covid-19 që i jep mundësinë të shumohet. Shkenca: Kjo ndihmon në gjetjen e ilaçit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kremlini zbardh detajet e telefonatës njëorëshe Trump-Putin: Bisedë konstruktive, Rusia nuk ka plane agresive ndaj Europës!

Kremlini zbardh detajet e telefonatës njëorëshe Trump-Putin: Bisedë konstruktive, Rusia nuk ka plane agresive ndaj Europës!

September 9, 2026
Makineri golash, 59 ndeshje dhe 59 rrjeta, “Cyborgu” Erling Haaland rishkruan historinë e Champions League!

Makineri golash, 59 ndeshje dhe 59 rrjeta, “Cyborgu” Erling Haaland rishkruan historinë e Champions League!

September 9, 2026
Krisen edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve! SHBA ndalon një sërë produktesh kanadeze, zbulohet lista

Krisen edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve! SHBA ndalon një sërë produktesh kanadeze, zbulohet lista

September 9, 2026
Po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohet i riu në Korçë

Plaçkitën dy biznese në Korçë, kamerat tradhtojnë “skifterët”! Arrestohet 18-vjeçari, shpallet në kërkim shoku i tij

September 9, 2026
Filmi shqiptar “AGIA” përzgjidhet në Festivalin e Varshavës

Filmi shqiptar “AGIA” përzgjidhet në Festivalin e Varshavës

September 9, 2026
Gjermania do të dërgojë raketa “Patriot” në Ukrainë, Pistorius: Rusia s’do ketë sukses! Duhet mburojë ajrore kundër sulmeve të tyre

Gjermania do të dërgojë raketa “Patriot” në Ukrainë, Pistorius: Rusia s’do ketë sukses! Duhet mburojë ajrore kundër sulmeve të tyre

September 9, 2026
Kosovë, deputetët e PDK mblidhen në Kuvend, LDK dhe AAK thirrje Kurtit që të thërrasë sonte seancën e konstituimit e të mos shkelë Kushtetutën

Kriza politike në Kosovë, sot dita vendimtare! A do dalë dot Kuvendi nga bllokada, rifillon procesi i konstituimit

September 9, 2026
Euro bie në nivelin më të ulët historik në Shqipëri

Për çfarë i shpenzojnë paratë shqiptarët dhe europianët? 29% për ushqime, gati trefishi i BE-së

September 9, 2026
Pas Shkodrës, kryepolici Skënder Hita zbarkon në Drejtorinë e Korçës, mbledhje me drejtuesit vendorë!

Pas Shkodrës, kryepolici Skënder Hita zbarkon në Drejtorinë e Korçës, mbledhje me drejtuesit vendorë!

September 9, 2026
FOTO/ Shpërthen depozita e pikës së karburantit pranë “Brrylit” në Tiranë, disa punonjës të plagosur, shembet një godinë një katëshe! Ja për çfarë dyshohet

Tre punonjësit e plagosur nga shpërthimi në karburantin te “Brryli” dërgohen te Trauma, Ministria e Shëndetësisë zbulon si është gjendja e tyre

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com