• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U plagos nga RENEA se po arratisej/ I rrezikshmi i Vlorës i shpëtoi hetimit për parcelat me kanabis, e pandehur nëna e tij

by Java News
20/01/2020 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Xhevahir Jonuzi, i arrestuar nga forcat RENEA në fshatin Hoshtimë të Vlorës, pasi ishte dënuar në mungesë me 25 vite burgim për vrasje, gjatë kohës që ndodhej në kërkim ka qenë nën hetim për kultivim të lëndëve narkotike në Vlorë. Hetimet ndaj tij më pas janë pushuar në vitin 2019 nga gjykata e Vlorës, ndërkohë të pandehur për kultivimin e një parcele me hashash janë marrë prindërit e e tij. Por për shkak se babai i tij, Abedin Jonuzi, ka ndërruar jetë gjatë fazës së hetimit, çështja ndaj tij  është pushuar. Momentalisht çështja penale për kultivimin e drogës, ka shkuar në gjykatën e Vlorës, ku e pandehur është marrë nëna e Xhevair  Jonuzit, Lejli Jonuzi.

Sipas dosjes së prokurorisë së Vlorës thuhet se shërbimet e policisë Vlorë, mbi bazën e të dhënave të siguruara në rrugë operative, janë njoftuar se në pranë banesës së Lejli Jonuzit në fshatin Hoshtimë, janë kultivuar cannabis sattiva. Në datën 11 maj 2018, është vendosur të kryhet lejimi i përgjimit fotografik, filmik ose me video në vende publike, për Lejli Jonuzin. Është vërejtur se në ambientin e jashtëm të oborrit të banesës në pronësi të Lejli Jonuzit, në një distancë rreth 200-300 metra, janë vënë re 2 burra dhe 1 grua. Policia është futur në territorin e banesës së Lejli Jonuzit, ku në një sipërfaqe toke kanë konstatuar  të kultivuar cannabis sattiva. Në këtë moment, nga parcela ka dalë Lejli Jonuzi. Në një distancën rreth 20 metra nga banesa, policia ka gjetur një rrugë këmbësore dhe pasi janë futur në brendësi, në një vend si tarracë, kanë konstatuar një fidanishte me bimë cannabis sattiva. Mbi tarracë, ndodheshin disa thasë dhe dy bidonë, mbuluar me qese plastike të zezë, ku thasët vinin erë karakteristike si ajo e cannabis sattiva. Pas kontrollit të banesës janë gjetur 2800 fara bime, si ajo e cannabis sattiva, si dhe një sasi kanabis në gjendje të tharë, në peshën 132 kg, 167 kubikë dhe 169 bimë të mbjella cannabis sattiva.

Xhevahir Jonuzi është dënuar në mungesë me 25 vite burg për veprën penale “Vrasje me paramendim”. Pas një konflikti, 47-vjeçari në bashkëpunim me një person tjetër kanë vrarë Shezai Belaj dhe Shkëlqim Gurhanaj në vitin 1999.

Xhevahir Jonuzi u arrestua më 18 janar në një opracion të gjerë policor që përfshiu forca të shumta, përfshirë ato RENEA. Gjatë aksionit pranë banesës në fshatin hoshëtimë, ku Xhevahir Jonuzi fshihje, sapo ka konstatuar uniformat blu ai ka qëlluar me armë ndaj policisë, ku mbeti vetë i plagosur në këmbë./shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Ja kush është babai i Fernandos, djalit të Çiljetës që këngëtarja e mbajti të fshehtë

FOTO/ Ja kush është babai i Fernandos, djalit të Çiljetës që këngëtarja e mbajti të fshehtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fundi i luftës/ Irani i vendos kushtet Trumpit për rikthimin në negociata

Irani bën ankesë në OKB për sanksionet amerikane në sektorin e aviacionit

September 28, 2026
Ceremonia e çmimeve, më të mirët e Tirana International Film Festival

Ceremonia e çmimeve, më të mirët e Tirana International Film Festival

September 28, 2026
Zjarr masiv edhe pyjet me pisha të Pogradecit, era favorizon flakët që përhapen me shpejtësi!

Zjarr masiv edhe pyjet me pisha të Pogradecit, era favorizon flakët që përhapen me shpejtësi!

September 28, 2026
Zjarri i madh në Topojë shkrumbon kullotat, flakët rrezikojnë edhe një banesë

Zjarri i madh në Topojë shkrumbon kullotat, flakët rrezikojnë edhe një banesë

September 28, 2026
Dyshja e pandarë e Brazilit, Ronaldo dhe Roberto Carlos blejnë një ekip futbolli!

E pazakontë/ 11 fëmijë, 7 gra, 3 Champions, 160 milionë të humbura, jeta e shfrenuar e Roberto Carlos!

September 28, 2026
Droni rus godet Akademinë e Shkencave në ‘zemër’ të Kievit, të paktën një i vrarë dhe tre të plagosur!

Droni rus godet Akademinë e Shkencave në ‘zemër’ të Kievit, të paktën një i vrarë dhe tre të plagosur!

September 28, 2026
Sulmi ndaj institucioneve në Brazil, reagon Lula: Fashistët dhe vandalët do të ndëshkohen

Kompania META i bllokon presidentit brazilian Lula reklamat e fushatës pak ditë para zgjedhjeve!

September 28, 2026
Detaje tronditëse nga vdekja e këngëtarit grek Mazonakis, mjekët kërkuan në Chat GPT se si ta rikthenin në jetë!

Vdekja e George Mazonakis, infermierja “gozhdon” dy mjekët e arrestuar: Të gjithë jemi përgjegjës!

September 28, 2026
“Abuzoi me mua”/ Qytetarja 24-vjeçare denoncon qytetarin për pë***nim në policinë e Kavajës

Dyshohet se abuzoi seksualisht me gruan që grabiti, shpallet në kërkim 43-vjeçari në Vlorë!

September 28, 2026
Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

“A doni të blini armë nga SHBA?”- Departamenti i Shtetit sqaron kërkesën dhe pyetjen që Trump i bëri homologut kinez Xi Jinping

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com