• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U plagos nga gruaja por e ka falur, Besnik Basha: I dua të dyja gratë, nxirreni nga burgu

by A R
24/08/2016 08:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nusja ime e parë bëri një veprim të shëmtuar. Ajo më plagosi me thikë teksa isha në gjumë. Por, unë e kam falur atë, pasi nuk ishte në vete. Ishte në gjendje depresive. I lutem dhe Allahut që ta falë atë, pasi unë jam besimtar. Ndërkaq, u bëj apel organeve të drejtësisë që ta lirojnë nga burgu Rudinën dhe të kujdesem për të. Kam 15 vite martesë dhe 6 fëmijë me të, të cilët kanë mbetur në rrugë të madhe. Dëshira ime është që të jetoj në një shtëpi me të dyja bashkëshortet, do të bëj të pamundurën për këtë”. Kështu ka deklaruar dje, Besnik Basha nga Fushë-Bulqiza, baba i 10 fëmijëve. Afro një muaj pasi u masakrua me thika nga bashkëshortja e tij 36-vjeçare, Rudina Basha, 45-vjeçari, i cili është mysliman i devotshëm, ka hedhur pas shpine gjithçka. Ai këmbëngul që gruaja e tij e parë e ka bërë krimin në mënyrë të pavetëdijshme dhe kërkon që ajo të lihet e lirë. Ndërkohë, në një intervistë dhënë dje për “Gazeta Shqiptare”, Besnik Basha tregon me detaje se si ndodhi ngjarja, sesi gruaja e tij e parë e plagosi me thikë vetëm pak minuta pasi kishin bërë dashuri. Gjithashtu, ai tregoi se është martuar me dy gra, të cilat i do dhe që dëshiron të jetojë në një shtëpi me to.
Një muaj më parë ju u plagosët rëndë nga bashkëshortja juaj, Rudina Basha. Sipas burimeve nga policia, ju jeni goditur 6 herë me thikë. Mund të na thoni si ndodhi ngjarja?
Nusja ime, Rudina ishte në gjendje depresive në momentin kur më goditi. Ajo nuk e ka ditur as vetë se çfarë ka bërë. Nuk është e vërtetë se unë kam 6 plagë thike në trup, por vetëm një. Të tjerat kanë qenë thjesht gërvishtje. Nëse doni, jua tregoj.
Përse ju sulmoi Rudina dhe ku ndodhi ngjarja?
Ngjarja ndodhi në qytetin e Bulqizës, në banesën që gruaja ime kishte marrë me qira. Ajo ishte larguar nga unë dhe banonte në qytet.
Iku vetë apo e kishit përzënë ju?
Jo, jo. Rudina u largua nga shtëpia pa dëshirën time. Fillimisht shkoi te prindërit e saj, e më pas bëmë marrëveshje që për hir të 6 fëmijëve që kemi të bashkoheshim në një shtëpi me qira në qytet. Ndërkohë që qiranë ia paguanin prindërit.
Ju, e takonit gjatë kohës që ajo banonte në qytetin e Bulqizës?
Shkova te banesa e saj që ta takoja, të bisedonim dhe të arrinim në një kompromis. Rudinës nuk i pëlqeu që unë shkova ta takoja, por më pas u qetësua. Unë qëndrova atë natë me të, madje bëmë dhe dashuri. Më pas debatuam, u grindëm. Unë e kam ofenduar, sepse ky është mentaliteti i malësorit, dhe ajo u mërzit. Unë isha duke fjetur, kur ajo më goditi me thikë në bark. Ishte ora 3 e natës kur në plagosi. Më ka goditur instinktivisht, pa vullnetin e saj. E përsëris, ishte në gjendje depresive kur më goditi, ndaj e kam falur dhe kam shumë dëshirë që Rudina të dalë nga burgu./BW/a.m.

Next Post
Grafitet “Ausländer Raus” alarmojnë policinë austriake

Grafitet “Ausländer Raus” alarmojnë policinë austriake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com