• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U plagos nga banorët e “Astirit”, Mazniku viziton në spital punonjësin e IKMT

by A R
07/11/2019 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, i shoqëruar nga Kryeinspektorja e Dallëndyshe Bici, ishte sot në mbrëmje në Spitalin e Traumës në Laprakë, për të vizituar punonjësin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Arben Bitri, i cili u plagos në krye të detyrës nga protestuesit në zonën e Unazës, pranë Astirit. Pasi u njoh me gjendjen shëndetësore të tij, nënkryetari Mazniku i uroi atij shërim të shpejtë dhe falenderoi ekipin e mjekëve për kujdesin e treguar.

“Ju falenderoj shumë për përkujdesjen sepse në një situatë të tillë, kur një nëpunës shteti dëmtohet në krye të detyrës, kemi përgjegjësi institucionale, shtetërore pak më të madhe për t’iu gjendur pranë. Kjo është arsyeja pse gjetëm një moment për të ardhur këtu për ta vizituar. Ju falenderoj për gjithë mbështetjen”, tha Mazniku.

Dallëndyshe Bici, kryeinspektore e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, falenderoi në mënyrë të veçantë të gjithë punonjësit që rrezikojnë jetën në krye të detyrës për të zbatuar ligjin. “Falenderojmë punonjësit që rrezikojnë jetën e tyre në krye të detyrës. Kërkojmë nga bashkëqytetarët tanë të na mirëkuptojnë për detyrën që na ka dhënë ligji, ndaj ju lutem na lini të kryejmë detyrën, ta bëjmë sa më mirë atë. Jemi pranë familjarëve që i lënduari të kthehet sa më shpejt pranë tyre”, tha Bici.

Mjeku Sotir Ceka theksoi se situata shëndetësore e Arben Bitrit paraqitet e stabilizuar, ndërsa tha se ai ka fraktura në krahë dhe dy plagë në kokë.

Next Post
Lidhjet me Rrajën, modelja Kejvina Kthella merret në pyetje për atentatin ndaj prokurorit

Lidhjet me Rrajën, modelja Kejvina Kthella merret në pyetje për atentatin ndaj prokurorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

April 3, 2026
“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

April 3, 2026
PD: Komision Hetimor për AKSHI-n. Berisha thotë se Ergys Agasi është rrahur shumë keq, por mbrohet nga shteti

PD: Komision Hetimor për AKSHI-n. Berisha thotë se Ergys Agasi është rrahur shumë keq, por mbrohet nga shteti

April 3, 2026
Presidenca: Ols Dado nuk do të zgjidhej prokuror nëse do të aplikonte tani!

Presidenca: Ols Dado nuk do të zgjidhej prokuror nëse do të aplikonte tani!

April 3, 2026
Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

April 3, 2026
Rama-kryebashkiakëve: Angazhohuni seriozisht për sistemin e adresave! Kritika për legalizimet

Rama-kryebashkiakëve: Angazhohuni seriozisht për sistemin e adresave! Kritika për legalizimet

April 3, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

“Angazhim maksimal për legalizimet”/ Rama: Mbështetje për pushtetin vendor, një flotë e re automjetesh për pastrimin

April 3, 2026
Trump: Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të pasurohemi

Trump: Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të pasurohemi

April 3, 2026
“Ja pse emërimi i Ols Dados si prokuror është i pavlefshëm”

“Ja pse emërimi i Ols Dados si prokuror është i pavlefshëm”

April 3, 2026
Balla inspekton punimet në Laknas. Së shpejti 800 nxënës do të kenë një shkollë të re me standarde europiane

Balla inspekton punimet në Laknas. Së shpejti 800 nxënës do të kenë një shkollë të re me standarde europiane

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In