Ka ndërruar jetë në spital Tahir Bici, nga Dragostunja e Librazhdit, i cili mbeti i plagosur në aksidentin e ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Mërkurit” në aksin Librazhd –Përrenjas në Qukës.
Ngjarja ndodhi dy ditë më parë.
Në aksident u përfshinë dy automjete dhe u plagosën gjashtë persona.
54-vjeçari Tahir Bici me profesion mësues nuk arriti të mbijetonte dhe ndërroi jetë në spital.
/a.r