Një djalë i ri nga Utah, SHBA është arrestuar pasi dyshohet se shkaktoi një zjarr prej 60 hektarësh kur u përpoq të digjte një merimangë me çakmakun e tij. Cory Allan Martin, 26 vjeç ka deklaruar se teksa ishte shëtitjeje në ultësirën në jug të Salt Lake City kur pa merimangën e madhe.
Martin u përpoq të vriste një merimangë me një çakmak por papritur zjarri filloi të përhapet me shpejtësi. Ai e pranoi ndezjen e zjarrit, por nuk shpjegoi pse po përpiqej të digjte merimangën.
Zjarri, i cili shpërtheu të hënën pranë qytetit të Springville dogji 60 hektarë tokë. Martin u arrestua afër vendit ku filloi zjarri me dyshimin për djegie të pakujdesshme dhe posedim të marijuanës pasi me vete kishte edhe një kavanoz të vogël me lëndë narkotike.
/a.r