Dy gazetarët e njohur nga Kosova Altin Berisha dhe Butrint Pasjaqa kanë sqaruar për herë të parë se çfarë ndodhi mes Romeo Veshajt dhe produksionit në prapaskenën e finales së “Big Brother VIP”.
Të ftuar në një intervistë për emisionin “Gjesi” në T7 ata sqaruan se nuk ka pasur një përplasje siç është raportuar në media. “Ne kemi qenë aty dhe në rast se do të kishte ndodhur diçka e kemi parë. E pamë kur erdhi Romeo por nuk ka ndodhur diçka siç është transmetuar. Kjo është e habitshme nga ana tjetër se nëse do të kishte ndodhur që se kam parë por nuk ka qenë diçka e jashtëzakonshme. Ndërkohë, ka pasur shumë njerëz në studio dhe kanë ndenjur në këmbë dhe nuk besoj se do të ndodhte diçka në një spektakël të gjithë me gjithë ata njerëz aty.”, tha Butrinti.
Ndërkohë, Altini shtoi se “Ka pasur një pakënaqësi por sigurimi ka qenë aty se ishin shkallët ku hynte banorët dhe nuk ka pasur skandal të madh si është shkruar nëpër media.”
Kujtojmë se bëhet fjalë për një video ku shihet Romeo dhe disa miqtë të tij bashkë me sigurimin në prapaskenën e “Big Brother VIP” pasi Donaldi doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Kjo video u raportua nga disa media si një përplasje e Romeos me sigurimin dhe produksionin për çmimin e madh.
/b.h