U përfshi në një skandal seksual, arrestohet zyrtari i qeverisë kosovare në Japoni
Një zyrtar i lartë i qeverisë kosovare është arrestuar në Japoni, pasi akuzohet për ngacmim seksual. Mësohet se është ndalur shtetasi Ramadan Sejdiu, drejtor në Njësinë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.
Është bërë e ditur se nga data 10 gusht deri më 4 shtator të këtij viti Sejdiu kishte udhëtuar në Kitakjushu në Japoni, si kryesuesi i një grupi zyrtarësh shqiptarë nga Kosova, ku kishin marrë pjesë në një trajnim për ujërat e zeza.