• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U përfitua me dokumente të falsifikuara, sekuestrohet 950 mijë metër tokë në Vlorë

by Java News
19/12/2016 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 950 mijë metra katrorë tokë kullotë dhe pyll janë sekuestruar nga Prokuroria e Vlorës në zonën e fshatit Peshkëpi, e dyshuar si e përfituar në bazë të dokumenteve të falsifikuar.

Gjykata e Vlorës pranoi kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e kësaj prone, të regjistruar në emër të trashëgimtarëve të Refat Shanaj, pasi është krijuar dyshimi i arsyeshëm, bazuar në prova, se është përfituar në bazë të një serie falsifikimi dokumentesh.

Prokuroria e Vlorës nisi hetimin në bazë të materialit referues të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në bazë të rekomandimeve të Task-Forcës së ngritur pranë Këshillit të Ministrave.

Në bazë të hetimeve të deritanishme të kryera nga ana e Prokurorisë së Vlorës, rezulton se: Me vendimin nr. 3, datë 01.11.1996, të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Vlorë, trashëgimtarëve ligjorë të subjektit Refat Shakaj, shtetasve Nuri e Namik Shakaj, u është njohur dhe kthyer sipërfaqja prej 94.9 Ha, e përbërë nga 87.6 Ha kullotë dhe 7.2 Ha pyll, ndodhur në Peshkëpi, Vlorë.

Ky vendim bazohet ndër të tjera në dokumentin “Dëshmi vërtetimi”, lëshuar në emër të Pleqësisë së Katundit Drashovicë, datë 23/IX/1941/, dalë në emër të Arkivit Qendror Shqiptar.

Sipas këtij dokumenti, administruar kopje e noterizuar në dosjen e K.K.K.P., Vlorë, shtetasi Refat Shanaj zotëron dhe posedon pronat e mësipërme.

Nga hetimi rezulton se, Arkivi Qendror Shtetëror nuk e ka konfirmuar autenticitetin e dokumentit të mësipërme “Dëshmi vërtetimi”, lëshuar në emër të Pleqësisë së Katundit Drashovicë, datë 23/IX/1941/.

Ky institucion ka nxjerrë nga arkivi i tij dokumentin “Vërtetim”, i cili bazohet në dëshminë e lëshuar nga Pleqësia e Katundit Peshkëpi. Sipas këtij dokumenti arkivor, shtetasi Refat I., dhe jo shtetasi Refat Shakaj, nga Katundi Peshkëpi, ka nën sundimin e tij qysh më shumë se gjashtë vitesh disa pasuri të paluajtshme.

Nga krahasimi i dy dokumenteve të mësipërme, rezulton se, ka një mospërputhje të sipërfaqeve të poseduara nga ish pronari Refat Shanaj.

Në asnjë prej këtyre dokumenteve nuk shprehet që shtetasi Refat Shanaj posedon sipërfaqet 87.6 ha kullotë dhe 7.2 ha pyll. Faktet më lart janë konfirmuar nga Arkivi Qendror Shtetëror edhe me shkresat dërguar Prokurorisë Vlorë.

Në funksion të hetimeve të plota dhe të gjithanshme mbi pronësinë e shtetasit Refat Shakaj mbi pronën e kthyer sipas vendimit të mësipërm të K.K.K.P. Vlorë, janë kërkuar e marrë të dhëna edhe nga Këshilli i Qarkut Vlorë, i cili me shkresën nr. 127/1 prot., datë 11.02.2016, ka informuar se në emër të shtetasit Refat Shakaj nuk rezulton listë pronësie tokësore dhe as skicë përkatëse.

Pra, del që “Dëshmi vërtetimi”, lëshuar në emër të Pleqësisë së Katundit Drashovicë, datë 23/IX/1941/XX, nuk është i vërtetë, por është i falsifikuar.

Megjithatë, pavarësisht sa më lart, vendimi nr. 3, datë 01.11.1996, i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Vlorë është regjistruar pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, datë 15.08.2007, në emër të trashëgimtarëve të Refat e Isuf Shakaj. Me datë 15.08.2007, për këtë pasuri është lëshuar vërtetim pronësi nga Zyra Vendore e Regjistrimit të pasurive të Paluajtshme Vlorë.

Nga sa më lart, provohet se vendimi nr. 3, datë 01.11.1996, i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Vlorë, është marrë mbi bazën e dokumentit ligjorë të falsifikuar “Dëshmi vërtetimi”, lëshuar në emër të Pleqësisë së Katundit Drashovicë, datë 23/IX/1941/.

Për rrjedhim, sipas Prokurorisë, vendimi i Komisionit Vendor të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Qarkut Vlorë, është së paku me përmbajtje të falsifikuar, pasi ka prejardhjen nga një dokument i falsifikuar.

Më pas, me anë të vendimit të KKKP Vlorë me përmbajte të falsifikuar është kryer në vitin 2007 regjistrimi i pasurisë së paluajtshme të kthyer pranë ZVRPP., Vlorë dhe lëshuar vërtetim pronësie për të, të cilët gjithashtu përmbajnë të dhëna të rreme, pasi bazohen në dokumente të falsifikuara.

Next Post
Ryshfeti 50 mijë euro, nis procesi kundër gjyqtares Andrea, avokati: Përgjim i paligjshëm

Seanca ndaj gjyqtares Majlinda Andrea, zgjatet masa e pezullimit, i shoqi i saj mbetet në burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur “Besa” hyn në qeveri

Kur “Besa” hyn në qeveri

July 26, 2026
Alarm në Kongo, Ebola del jashtë kontrollit!

Alarm në Kongo, Ebola del jashtë kontrollit!

July 26, 2026
Zjarret pranë Madridit, Sánchez: Kemi bërë përparim, por rreziku mbetet i lartë

Zjarret pranë Madridit, Sánchez: Kemi bërë përparim, por rreziku mbetet i lartë

July 26, 2026
Shqipëria përshpejton negociatat me BE-në, Hoxha: Progresi erdhi falë punës

Shqipëria përshpejton negociatat me BE-në, Hoxha: Progresi erdhi falë punës

July 26, 2026
Rreziku nga zjarret, hapen 100 km rrugë pyjore në Qarkun e Tiranës

Rreziku nga zjarret, hapen 100 km rrugë pyjore në Qarkun e Tiranës

July 26, 2026
Operacioni “Game Over” në Divjakë, zbulohet një lokal me lojëra fati, arrestohen pronari dhe kamarieri

Operacioni “Game Over” në Divjakë, zbulohet një lokal me lojëra fati, arrestohen pronari dhe kamarieri

July 26, 2026
Shqipëria magjeps gjermanët/ Revista “Focus.de” vlerëson plazhet, çmimet dhe qytetet historike

Shqipëria magjeps gjermanët/ Revista “Focus.de” vlerëson plazhet, çmimet dhe qytetet historike

July 26, 2026
Shqipëria e Re: Me mendësi të re dhe në BE

Shqipëria e Re: Me mendësi të re dhe në BE

July 26, 2026
“Besa e thyer si kokërr vezë për Milot-Balldren”, Gjekmarkaj: Investim i premtuar mbi 13 herë nga Rama

“Besa e thyer si kokërr vezë për Milot-Balldren”, Gjekmarkaj: Investim i premtuar mbi 13 herë nga Rama

July 26, 2026
“Grupi i vlonjatëve ia hoqi thonjtë me pinca”, detaje nga pengmarrja e Nertil Buzit në Londër dhe pse prokuroria u tërhoq nga akuzat

“Grupi i vlonjatëve ia hoqi thonjtë me pinca”, detaje nga pengmarrja e Nertil Buzit në Londër dhe pse prokuroria u tërhoq nga akuzat

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In