• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U përfitua me dokumente false, sekuestrohet 23 000 m2 tokë në Shkodër

by Java News
24/03/2017 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata ka vendosur sekuestrimin e 23 000 m2 tokë në fshatin Baks Rrjoll, e dyshuar si e përfituar në bazë të dokumentave të fallsifikuar nga ana e shtetasit Vatë Lari.

Prokuroria e Shkodrës nisi hetimin në bazë të kallëzimit të një shtetasi dhe, deri në këtë fazë të veprimeve, ka krijuar dyshime të arsyeshme se përfituesi i kësaj prone, Vatë Lari, duke fallsifikuar dokumentat zyrtarë të komunës dhe të komisionit të kthimit të tokave, është bërë në vitin 2013 pronar i sipërfaqes prej 23 hektarësh, të cilën e ka shitur menjëherë dhe më tej është larguar në drejtim të Francës.

Në bazë të hetimit të deritanishëm, rezulton se:

Zyra e Rregjistrimit te pasurise se paluajtshme Shkoder ka regjistruar pasurine me siperfaqe 23 000 m 2 , lloji i pasuris Are, date rregjistrimit 18.09.2013.

Eshte administruar  nga zyra  e rregjistrimit praktika  qe i perket rregjistrimit te pasurise. Nga praktika e administruar ka rezultuar se ka aplikuar per ne ZVRPP Shkoder,  shtetasi Vate Lari me date 18.09.2013. Në dosje ndodhet shkresa e Komunes Velipoje, date 04.11.2008 pa numer prot,  ku eshte derguar per rregjistrim AMTP ne emer te shtetasit Vate Kol Marashi, siperfaqja totale 23000 m2. Po ashtu, ne dosje gjendet edhe, ndër të tjera, vertetimi i Komunes Velipoje date 18.09.2013 ku thuhet se shtetasi Vate Gjelosh Lari eshte i njejti person me Vate Kol Marashi.

Lidhur me kete procedim eshte pyetur  shtetasi Nikoll Marku me detyren e kryetarit te Komunes Velipoje dhe  shtetasi Marash Keqi , punonjesi i zyres se bujqesise te cilet nder te tjera ka deklaruar  se nuk kane nenshkruar ne  ate  shkrese qe i eshte percjelle zyres se rregjistrimit per te percjelle dokumentacionin per rregjistrim AMTP ne emer te shtetasit Vat Kel Marashi (Vat Gjelosh Lari) .

Per kete arsye eshte kryer ekspertim grafik shkrimi  lidhur me nenshkrimin  e tyre tek shkresa percjellese e Komunes Velipoje dhe nga akti i ekspertimit grafik shkrimi date 14.11.2016   ka rezultuar se nuk jane shkruar nga shtetasit Nikoll Marku me cilesine e kryetarit te Komunes Velipopje , dhe Marash Keqi.

Nga praktika  e administruar ne zyren e rregjistrimit ka rezultuar se pasuria e llojit Are  e ndodhur ne fshatin Baks Rrjoll Shkoder me siperfaqe 23 000 m 2  e rregjistruar ne emer te shtetasit Vate Lari, i eshte shitur shtetasit N.S, mbi bazen e kontrates se shitjes date 05 Tetor 2013.

Per kete arsye eshte pyetur shtetasi  N.S., i cili ka deklaruar se kete siperfaqe toke ja ka blere shtetasit Vat  Lari, qe eshte dhe qe ndodhet prej vitesh ne France bashke me familjen e tij,   sipas Kontrates shitje pasurie te paluajtshme date 11.10.2013.

Në këto kushte, Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshimet e arsyeshme se shtetasi Vat Lari e ka përfituar pronësinë në bazë të dokumentave të falsifikuara. Për këtë arsye, Prokuroria e Shkodrës kërkoi nga gjykata vendosjen e sekuestros preventive për këtë pronë, kërkesë e cila u pranua nga gjykata e qytetit.

a.ç

Next Post
Ironia e kreut të Komisionit Europian: Humbasim dy vite, ndërsa presim që Trump të njohë botën

Juncker: Nëse shpërbëhet BE, do të ketë luftë në Ballkan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In