• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“U përdhunuan…”/ Detajet: Si u mbajtën peng për 16 vite 4 vajzat e mitura nga shqiptari që i bleu për nuse

by
09/11/2022 21:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një rast i rëndë dhune në familje është zbuluar në Zvicër, ku protagoniste është një familje shqiptare. Një 65-vjeçar shqiptar së bashku me katër djemtë e tij po përballet me akuzën se ka mbajtur peng 4 vajza në Zvicër, prej 16 vitesh.

Javën e ardhshme shqiptari i Kosovës bashkë me katër djemtë e tij do të dalë para gjykatës rajonale të Moutier BE. Mediat greke shkruajnë se ai ka sjellë vajza nga mosha 14 deri në 17 vjeç,  si “gra” nga Ballkani në Jura Bernese për secilin nga katër djemtë e tij. Për një dekadë e gjysmë, babë e bij abuzonin me gratë dhe i detyruan të bënin punët e shtëpisë.

Viktima e parë u soll në Zvicër nga Shqipëria në vitin 2003. 17-vjeçarja e atëhershme e njihte bashkëshortin e saj vetëm nga fotot dhe u organizua martesa e detyruar mes vjehrrit. Prindërve të së resë iu premtua se vajza e tyre do të kishte një jetë më të mirë në Zvicër. Një vajzë tjetër ishte vetëm 14 vjeçe, jetonte në varfëri dhe sipas hetuesve, prindërit e saj ia shitën torturuesve për një shumë prej 300 eurosh.

Jeta gjoja më e mirë doli shpejt të ishte një kurth. Sipas aktakuzës, patriarku Albrim F. i udhëzoi djemtë e tij saktësisht se si të silleshin me “gratë” e tyre, duke u thënë se duhet të përdornin dhunë brutale fizike dhe psikologjike. Gratë u rrahën vazhdimisht, u poshtëruan, u kërcënuan me vdekje, u izoluan dhe u përdhunuan nga anëtarët e familjes.

“Ai e ka goditur me rrip më shumë se 20 herë”, thuhet në aktakuzën e njërit prej të pandehurve.

“Edhe pse ishte shtatzënë, ai e rrahu nusen derisa ajo u gjakos dhe ia shtrëngoi fytin me të dyja duart. Njërës prej viktimave iu desh t’i lante këmbët vjehrrit dhe kunatit çdo mbrëmje”, thuhet në akuzat që mbushin 30 faqe.

Gratë rrallë lejoheshin të dilnin vetëm nga banesa dhe nuk kishin pothuajse asnjë kontakt me familjet e tyre në shtëpi. Ato duhej të bënin punët e shtëpisë nga mëngjesi në mbrëmje. Pas 16 vitesh në Zvicër, njëra nga gratë nuk mund të fliste një gjuhë kombëtare dhe qëndronte atje ilegalisht.

/e.d

Next Post
Grida Duma la mandatin/ Nëse Ori Nebijaj nuk pranon, ja kandidatja që mund t’ja zëri vendin moderatores

Grida Duma la mandatin/ Nëse Ori Nebijaj nuk pranon, ja kandidatja që mund t'ja zëri vendin moderatores

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

Protestat e dhunshme në Tiranë: Gjykata liron 12 të arrestuar të tjerë!

October 27, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Aksident tragjik në Berat-Dimal, humb jetën 63-vjeçari me biçikletë, plagoset një këmbësore

October 27, 2026
Ministri polak: Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar mbështesin aleancën e fortë transatlantike

Ministri polak: Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar mbështesin aleancën e fortë transatlantike

October 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 28 Tetor 2026

October 27, 2026
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, takohet me shefin e sigurisë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, takohet me shefin e sigurisë

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1981

Zgjedhjet në Izrael, pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1981

October 27, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

October 27, 2026
Pas kontaktit me Putinin, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike edhe me Zelenskyn

Pas kontaktit me Putinin, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike edhe me Zelenskyn

October 27, 2026
Lista studentore nis bisedimet për qeverinë, kundër korrupsionit dhe “kartelit të liderëve ballkanikë”

Lista studentore nis bisedimet për qeverinë, kundër korrupsionit dhe “kartelit të liderëve ballkanikë”

October 27, 2026
Jay-Z, ylli kryesor i performancës së Super Bowl 2027

Jay-Z, ylli kryesor i performancës së Super Bowl 2027

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In