• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U përdhunua në qeli? Ja çfarë thotë raporti grek për shqiptarin që u rrah barbarisht

by Java News
12/12/2018 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjekët grekë deklarojnë se shqiptari Aleksandër Luca nuk është përdhunuar në qeli. Mediat greke raportojnë se spitali “Evangelismos” në Athinë ka dalë me një deklaratë ku thotë se pas analizave që iu kryen 20-vjeçarit, nuk ka shenja përdhunimi.

Aleksandër Luca, i cili u dhunua në qeli, hodhi dyshime ditën e djeshme duke thënë se mendonte të ishte abuzuar nga të burgosurit.

Shqiptari u dhunua në qelinë e paraburgimit Avlona pasditen e së hënës. Të burgosurit që e godisnin, kishin filmuar me celularë disa çaste nga dhuna e ushtruar ndaj tij. Ata i bërtisnin përse vrau studenten 21-vjeçare, ndërsa Aleksandë Luca u përgjigjej duke u thënë se e bëri shoku i tij grek.

20-vjeçari u dërgua në spital dhe më pas në një burg tjetër, që është mbajtur sekret për shkak të sigurisë së tij. Në dëshminë e tij ai tha se kishte dëgjuar të burgosurit teksa thonin që t’i hiqnin rrobat.

“Dëgjova dikë që u bënte thirrje të tjerëve të më hiqnin pantallonat dhe pastaj më ra të fikët. Kur u zgjova, isha në një dhomë tjetër, pa pantallona dhe pa të brendshme. Nuk e di se çfarë mund të kenë bërë me mua”, deklaroi ai ditën e djeshme.  Mirëpo, spitali thotë se nuk ka shenja të përdhunimit ndaj 20-vjeçarit.

Ndërkohë, Prokuroria greke ka nisur hetim disiplonor për gardianët dhe hetim penal për të burgosurit që ushtruan dhunë. Po hetohet gjithashtu si ka mundësi që dera e qelisë së Aleksandër Lucës ishte lënë e hapur.

Aleksandër Luca dhe shoku i tij grek Manolis Koukouras 21 vjeç, i cili ndodhet në një burg tjetër, akuzohen për vrasjen e studentes 21-vjeçare Eleni Tofaloudi. Tre të rinjtë kanë qenë bashkë në shtëpi mbrëmjen e 27 Nëntorit. Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras akuzohen se kanë abuzuar, dhunuar dhe vrarë studenten 21-vjeçare Eleni Tofaloudi. Kjo e fundit, pasi u qëllua barbarisht me hekur në kokë, u hodh më pas në det me këmbë të lidhura. Ngjarja ka ndodhur më 27 Nëntor në ishullin Rodos të Greqisë. Trupi i studentes u gjet të nesërmen nëpër shëmbinj. Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras kanë pranuar përfshirjen në krim, por akuzojnë njëri-tjetrin për dhunimin dhe vendimin për të hedhur në det 21-vjeçaren.

a.çupaj

Next Post
INSTAT nxjerr shifrat: Punësimi i të rinjve u rrit me 2,3%

INSTAT nxjerr shifrat: Punësimi i të rinjve u rrit me 2,3%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

March 25, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

516 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në shkurt. Mbizotërojnë vizitorët nga Europa Jugore dhe Perëndimore

March 25, 2026
Gripi i shpendëve, ISHP: Nuk ka infektime në njerëz, gatuani mirë vezët dhe mishin

Gripi i shpendëve/ Shfaqet në Itali rasti i parë te njeriu në kontinentin evropian, ja gjendja e tij

March 25, 2026
“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

March 25, 2026
Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

March 25, 2026
Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

March 25, 2026
2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

March 25, 2026
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In