• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U paraqit si dëshmitar i inceneratorëve/ Veliaj kallëzon për shpifje ‘Syri TV’ dhe italianin e dënuar për mashtrim! Paditet edhe emisioni

by Java News
03/04/2023 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka paraqitur në Gjykatën e Tiranës një kallëzim penal për shpifje për televizionin Syri, emisionin “Piranjat”, gazetarin Bledian Koka dhe producentin e emisionit, Vojo Bregu, pasi në këtë emisionin janë transmetuar deklarimet e një shtetasi italian Gabriele Tarroni Longhinotti, i arrestuar në vitin 2021 dhe i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 6 vite burgim për mashtrim. Në emisionin në fjalë, i transmetuar nga Syri TV, italiani Longhinotti sulmoi ish ortakun e tij në biznes, Alberto Presezzi, por në deklarime e sipër përmendi edhe emrin e kryebashkiakut Veliaj.

Në një dalje për mediat, avokati Plarent Ndreca bëri me dije se ditën e sotme, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është depozituar padia për gjykimin penal për shpifje ndaj Televizionit Syri, emisionit “Piranjat, gazetarit Bledian Koka, dhe producentit Vojo Bregu, duke e cilësuar si një shpifje ordinere dhe falsifikim faktesh.

“Përveçse një shpifje ordinere alla ‘babale’, duket qartë se kjo është një skemë mashtrimi, e cila ka si qëllim vetëm garën elektorale dhe denigrimin e kandidatit të PS. Skemë e cila provohet nga fakti se, menjëherë pas publikimit të këtyre fakteve të rreme, u përqafua nga kandidati i Partisë së Lirisë dhe eksponentët e Partisë së Lirisë. Kjo përbën një shkelje të rëndë të ligjit. Përmes kësaj padie, ftojmë të gjithë ata që janë marrë me këtë skemë mashtrimi, të vijnë në gjykatë dhe të parashtrojnë faktet, ose ndryshe të mbajnë përgjegjësi ligjore për shpifjet e bëra dhe të përgënjeshtrojnë me të njëjtën mënyrë gënjeshtrën që kanë publikuar”, deklaroi avokati Ndreca.

I pyetur për këtë çështje, kryebashkiaku Veliaj tha se:

“Dëshpërimi i Foltores dhe gjendja e rëndë në të cilën ndodhet dyshja Berisha-Meta, shkojnë deri atje sa përdorin televizionin e Zenit, paratë e Vojos dhe sajesat e një shtetasi italian, të certifikuar me vendim gjykate si mashtrues ordiner, për të kapur ndonjë votë aty-këtu. Por, përveç përgjigjes së merituar që do të marrin nga qytetarët e Tiranës në 14 maj, non-gratat dhe delfinët e tyre do të detyrohen ligjërisht të përgënjeshtrojnë shkronjë për shkronjë e fjalë për fjalë të gjitha shpifjet e sajuara”.

Por, si qëndron historia e mashtrimit të italianit Longhinotti? Bashkia e Tiranës thotë se duket se gjithçka është një sajesë për hakmarrje e personale, për të sulmuar ish-ortakun e tij, Alberto Presezzi, i cili e kishte denoncuar më herët Longinotti-n për mashtrim. Pas këtij denoncimi Longinotti u arrestua në muajin prill të vitit 2021, pasi Gjykata e Tiranës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për akuzën e mashtrimit. Longinotti u akuzua për mashtrim ndërkombëtar ndaj kompanisë “BP”, së cilës i ka vjedhur shumën prej rreth 1 milion eurosh, si dhe akuzohej për falsifikim dokumentesh bankare. Mësohet se i njëjti person është vetëofruar në disa televizione si dëshmitar, duke pretenduar se di skandale të mëdha edhe pse nuk ka asnjë dokument apo provë që të mbështesë deklarimet e tij, por me këtë synon të sulmojë ish ortak./shqiptarja.com

Next Post
Akuza për fshehje të pasurisë, jepet sot masa e sigurisë për Alda Klosin

Shtyhet seanca/ Alda Klosi: Kam mamanë sëmurë, kërkoj ndryshimin e masës së sigurisë 'arrest me burg'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

“Hajdeni një ditë para”- Berisha thirrje nga grupi i PD për protestën kombëtare të enjten para Parlamentit: Pa flamuj e simbole partiake, protestë rinore kundër Territoriales

October 5, 2026
Debate te “Ligjet”/ PD kundër “Territoriales”: Po cenoni 15 bashki. Manja: Reformë e rëndësishme, jam dakord për…

Debate te “Ligjet”/ PD kundër “Territoriales”: Po cenoni 15 bashki. Manja: Reformë e rëndësishme, jam dakord për…

October 5, 2026
Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

Kalon projektligji që kufizon Specialen, pritet votimi i dytë: Falje presidenciale dhe jo mbi 15 vite burg

October 5, 2026
Reforma Territoriale, Meçe: Nisma centralizon vendimmarrjen, nuk cenon shërbimin ndaj qytetarëve, por ata që u preket interesi dhe bajraktarizmi

Reforma Territoriale, Meçe: Nisma centralizon vendimmarrjen, nuk cenon shërbimin ndaj qytetarëve, por ata që u preket interesi dhe bajraktarizmi

October 5, 2026
Videot intime të kompozitorit Adrian Hila, depozitohet denoncimi i parë në Komisariat! Këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici, merret edhe deklarata e…

Videot intime të kompozitorit Adrian Hila, depozitohet denoncimi i parë në Komisariat! Këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici, merret edhe deklarata e…

October 5, 2026
“Zgjedhja duhet të jetë e qytetarëve”- PD kërkon në KQZ referendum për kullën te “Parku Rinia”, depoziton shkresën!

“Zgjedhja duhet të jetë e qytetarëve”- PD kërkon në KQZ referendum për kullën te “Parku Rinia”, depoziton shkresën!

October 5, 2026
Liga e Kombeve/ Tekniku i San Marinos flet para ndeshjes me kuqezinjtë: Humbja e Shqipërisë në Finlandë s’na duhej, presim një rival të…

Liga e Kombeve/ Tekniku i San Marinos flet para ndeshjes me kuqezinjtë: Humbja e Shqipërisë në Finlandë s’na duhej, presim një rival të…

October 5, 2026
“Do më mungojë tmerrësisht”, partnerja e Musk bën publike ndarjen nga miliarderi

Ish-partnerja e Elon Musk rrëfehet pas ndarjes: Një javë më parë më tha “Të dua”!

October 5, 2026
Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027! Shteti kalon nga pagesa njëherë, në mbështetje mujore deri në 5 vjeç

October 5, 2026
“Drejtësia s’duhet të lërë dyshime”- Presidenti Begaj magjistratëve të rinj: Hetimi i personave me pushtet s’është më i pamundur! Keni përgjegjësi historike

“Drejtësia s’duhet të lërë dyshime”- Presidenti Begaj magjistratëve të rinj: Hetimi i personave me pushtet s’është më i pamundur! Keni përgjegjësi historike

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com