• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U paraqit në SPAK për “21 Janarin”, Bamir Topi: PS ka 15 vite që fshihet pas hipokrizisë!

by A R
12/12/2025 22:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti Bamir Topi, i cili u paraqit në SPAK disa ditë më parë për çështjen e 21 janarit është shprehur besimplotë se drejtësia me hetimet që po kryen do i gjej të vërtetat lidhur me ngjarjen.

“Nisur nga eksperienca ime, duket se situata tani është ndryshe me angazhimin e drejtësisë. Njerëzit që kanë drejtuar në atë periudhë janë thirrur dhe po thirren, hetimi i 21 janarit po shkon siç është parashikuar. E ndjej dhe kam besim se drejtësia do hetojë për të gjetur të vërtetat”, tha ai.

Topi ka deklaruar se pas 15 vitesh politika, sidomos Partia Socialiste është fshehur pas hipokrizisë.

Ai kujtoi komisionin hetimor të ngritur në janar të vitit 2011, për të cilin deklaroi se ka parë një “angazhim të ethshëm, deri në patologji” nga pala që e ngriti atë, ndërsa protestuesit dhe përfaqësuesit, sipas tij treguan mungesë absolute të angazhimit.

“Çfarë mund të them unë më për politikën, që me një term mund ta kisha rënduar shumë, por nuk mund ta them dot. Janë 15 vite, ku janë ato detyrime dhe angazhime që ata që janë sot në pushtet, nuk morën qoftë 1 minutë të vetëm për t’ju rikthyer 21 janarit.

Çështja është i vetmi komision hetimor që i shtuar mandatit dy herë dhe është i vetmi që nuk ka një raport final. Njerëzit duhet ta dinë, këto politikanë furbo, marrin angazhime, çojnë të tjerë që ranë viktimë, të tjerë u plagosën. Së paku politikisht, dilni nga hipokrizia “, tha ish-presidenti.

Bamir Topi: Ka kohë që janë dhënë shenjat e qarta që ky problem që mbush 15 vitet është marrë nga drejtësia dhe qe do bëj punën e vet. Unë këtë konstatoj. Nisur nga eksperienca ime, duket se situata tani është ndryshe me angazhimin e drejtësisë. Njerëzit që kanë drejtuar në atë periudhë janë thirrur dhe po thirren, hetimi i 21 janarit po shkon siç është parashikuar.

E ndjej dhe kam besim se drejtësia do hetojë për të gjetur të vërtetat. Ajo që unë shoh që mungon nuk ka të bëjë me drejtësinë, por me politikën. Ka të bëjë me një nga momentet më delikate, që ka të bëjë me komisionin hetimor që është ngritur janarin e vitit 2011 dhe dëshiroj që ta them sonte.

Kam parë në atë periudhë një angazhim të ethshëm deri në nivel patologjik të atyre që ngritën komisionin dhe kam parë një mungesë absolute të angazhimit të atyre që bën protestën e 21 janarit.

Çfarë mund të them unë më për politikën, që me një term mund ta kisha rënduar shumë, por nuk mund ta them dot. Janë 15 vite, ku janë ato detyrime dhe angazhime që ata që janë sot në pushtet, nuk morën qoftë 1 minutë të vetëm për t’ju rikthyer 21 janarit. Çështja është i vetmi komision hetimor që i shtuar mandatit dy herë dhe është i vetmi që nuk ka një raport final.

Njerëzit duhet ta dinë, këto politikanë furbo, marrin angazhime, çojnë të tjerë që ranë viktimë, të tjerë u plagosën. Së paku politikisht, dilni nga hipokrizia për të vendosur ato lulet te trotuari dhe bëj detyrën si politikan dhe kthehu politikisht. 21 janari kishte dy palë. Unë nuk flas për hetimin, kam respekt. Nuk mund të futem aty.

Next Post
“Ia dhamë kur mbështeti Florjan Binajn”. Pse gënjen Berisha për firmat e Shabanit?

"Ia dhamë kur mbështeti Florjan Binajn". Pse gënjen Berisha për firmat e Shabanit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministri kroat: Zgjedhjet franceze mund të pengojnë zgjerimin e BE-së

Kryeministri kroat: Zgjedhjet franceze mund të pengojnë zgjerimin e BE-së

November 3, 2026
“Britanikët të kthehen në shtëpi, por duhet të presin se janë pas nesh”- Rama batuta nga Brukseli: I inkurajoj të luftojnë krimin e organizuar!

“Britanikët të kthehen në shtëpi, por duhet të presin se janë pas nesh”- Rama batuta nga Brukseli: I inkurajoj të luftojnë krimin e organizuar!

November 3, 2026
“Kemi shtim të buxhetit për arsimin”- Kumbaro: Rriten bursat për studentët në nevojë, mbështetja shtrihet edhe në Master

“Kemi shtim të buxhetit për arsimin”- Kumbaro: Rriten bursat për studentët në nevojë, mbështetja shtrihet edhe në Master

November 3, 2026
E trishtë/ Ndërron jetë në Spitalin e Traumës avokati i njohur Saimir Vishaj!

E trishtë/ Ndërron jetë në Spitalin e Traumës avokati i njohur Saimir Vishaj!

November 3, 2026
Presidentja e Maqedonisë së Veriut kundërshton kërkesat e Bullgarisë për ndryshime kushtetuese

Presidentja e Maqedonisë së Veriut kundërshton kërkesat e Bullgarisë për ndryshime kushtetuese

November 3, 2026
Hoxha takohet me Krichbaum në Berlin: Gjermania, partner kyç në udhëtimin evropian të Shqipërisë!

Hoxha takohet me Krichbaum në Berlin: Gjermania, partner kyç në udhëtimin evropian të Shqipërisë!

November 3, 2026
Flamingot mbi liqenin e Pogradecit, pamjet e rralla nga juglindja!

Flamingot mbi liqenin e Pogradecit, pamjet e rralla nga juglindja!

November 3, 2026
Britania dhe BE bien dakord për të hequr kontrollet e Brexit-it mbi ushqimet dhe produktet shtazore

Britania dhe BE bien dakord për të hequr kontrollet e Brexit-it mbi ushqimet dhe produktet shtazore

November 3, 2026
Sulmi masiv kibernetik, “shkrijnë” edhe frigoriferët e Athinës, preken shumë supermarkete në Greqi!

Sulmi masiv kibernetik, “shkrijnë” edhe frigoriferët e Athinës, preken shumë supermarkete në Greqi!

November 3, 2026
DETAJET/ Para grabitjes, autori i drejtoi armën rojës private, mbante doreza! Zbulohet dinamika, ja si ndodhi vjedhja e bankës, dy dëshmitarët…

Grabitja e bankës te “Komuna e Parisit”, zbulohet shuma që u vodh nga autori, iu deshën vetëm 3 minuta!

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In