• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“U ofrova 300 mijë euro”, flet pronari i truallit te ‘Petro Nini’

by A R
12/03/2019 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pronari i truallit të godinës në zonën e “Petro Ninit”, Aleksandër Gavoçi ka reaguar për herë të parë pas konfliktit me dy familjet Llapaj dhe Dervishi, të cilat përmbarimi tentoi që ti largonte për t’i hapur rrugë kështu zbatimit të vendimit të gjykatës, që i kishte dhënë të drejtë biznesmenit të ndërtimit.

Gavoçi që është trashëgimtari ligjor i Ali Rizait, sqaron të gjithë historikun e pronës, nga sekuestrimi në 1939, rikthimi në 1944 dhe sekuestrimi për herë të dytë në 1949 nga shteti komunist. Ndërkohë që në vitin 1995 me ndryshimin e sistemit, Kthimi dhe Kompensimi i Pronave vendosi njohjen e pronës. Ai thotë se me vendim gjykate dy familjet në vend që të dorëzonin pronën po e përdorin në keqbesim.

Aleksandër Gavoçi deklaron se dy familjeve u ka ofruar sipërfaqe banimi dhe nga 150 mijë euro, 300 mijë në total. Biznesmeni thekson se kanë firmosur vit pas viti kontrata me familjet për marrëveshjen, por që nuk janë respektuar, pasi Llapaj dhe Dervishi nuk pranojnë që të lirojnë godinën. Ai mohon deklaratat e tyre se po nxirren në rrugë, pasi sipas tij u është ofruar strehim dhe marrëveshje që nuk e kanë pranuar dhe shton se këto familje janë pronarë të një vile në Qesarakë. Aleksandër Gavoçi nuk sqaron se përse është refuzuar marrëveshja, ndërsa edhe dy familjet pretendojnë të njëjtën gjë për pronarin e tokës.

Kati i dytë dhe i tretë i godinës ku banojnë dy familjet është në proces legalizimi dhe në pritje të përgjigjes. Pikërisht këtu duket se qëndron ngërçi, pasi dy familjet kërkojnë që të zgjerohet marrëveshja për të përfituar më shumë nëse legalizohet shtesat që kanë bërë. Pas përplasjes ditën e djeshme, cështja është sërish në gjykatë. Pjesëtarët e katër familjeve tek “Petro Nini” kërkojnë nga gjykata e Lartë shqyrtimin me përparësi të kërkesës për pezullim të ekzekutimit të vendimit të studios përmbarimore.

/Shqiptarja.com

Next Post
Babai u vrau nënën në Ballsh, fëmijët duan kujdestarinë nga daja

Babai u vrau nënën në Ballsh, fëmijët duan kujdestarinë nga daja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Mars 2026

March 26, 2026
Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

March 26, 2026
Koncesioni i sterilizimit i ka kaluar shtetit, Sala: Po monitorohet, prej 3 javësh funksionon shumë mirë

Koncesioni i sterilizimit i ka kaluar shtetit, Sala: Po monitorohet, prej 3 javësh funksionon shumë mirë

March 26, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Përtej protestes së Lapajt

March 26, 2026
Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

March 26, 2026
Aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike, Tabaku: Përsëritje të skenarëve të vjetër

“Boll kemi vuajtur! Salianji ta bëjë betejën brenda PD”, Tabaku kundër partisë: S’e bëj më gabimin e para 3 viteve…

March 26, 2026
Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

March 26, 2026
Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

March 26, 2026
Mbreti i Panairit

Carlo

March 26, 2026
“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In