• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U nis për të vrarë, por e tradhtoi arma/ 5 rastet kur Dumanit iu bllokua pistoleta në momentin final

by Java News
04/12/2022 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpesh herë Nuredin Dumani, është dëgjuar në kronikat televizive si një vrasës gjakftohtë dhe profesionist, por në serinë e krimeve të rënda që ai ka kryer, të krijon bindjen e një krimineli amator.

Në rrëfimin e Dumanit, jepet një tablo mbi aktivitetin kriminal, por njëherësh tregohen momente që Dumanin e nxjerrin qesharak.

“Ora News” ka numëruar plot 5 raste të dështuara sulmi, ku Dumani është nisur për të vrarë dhe është tradhtuar nga arma. Janë 5 raste, ku automatiku apo qoftë dhe pistoleta, Dumanit nuk i ka shkrepur në momentin final.

Duke e hequr përgjegjësinë e vrasjes nga vetja dhe kaluar bashkëpuntorëve të tij, si Talo Çela, Henrik Hoxha, Enver Diva, Besmir Xhixha dhe Skerdi Tasit.

Të pesta rastet ku Dumanit i ka ngecur arma lidhen me vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës. Vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës në Elbasan.

Tentativën e vrasjes së Tom Çelës dhe biznesmenit Lulzim Masha. Si dhe momenti i ngecjes së armës në tentativën e grabitjes së 100 kg hashash.

Vrasja e Vëllezërve Haxhia

“…në momentin kur ishin tek vendi i quajtur tregu i makinave, Klevisi shtoi shpejtësinë për të parakaluar Golfin, ku udhëtonin Enver dhe Besmir Haxhia. Ku jemi afruar në një distancë 5 apo 6 metra, kemi qëlluar unë dhe Henriku, me automatik në drejtim të Golfit. Makina ndaloi dhe mua mu bllokua arma. Unë kam zbritur nga makina dhe kam marrë një kallash tjetër. Në këtë moment edhe Riku, doli nga makina dhe u afrua dhe qëlloi me breshëri automatiku të dy vëllezërit Haxhia….”.

Vrasja e Bujar Çelës

“…rrugës afër lokalit pashë që doli nga makina Bujar Çela. Në atë moment bëra rreth-rrotullimin dhe e ndalova makinën pak më përpara lokalit. Enver Diva dhe Besmir Xhixha ishin me makinën tip “Renault”, përballë lokalit, ku po prisnin që të afrohesha unë.  Kur ata më panë se unë u afrova, Enveri zbriti nga makina, dhe shkon në drejtim të Bujar Çelës për ta qëlluar. Enveri goditi rreth 20 herë me armën “Scorpions”. Unë shkova për ta qëlluar Bujar Çelën, por pistoleta më ngeci, dhe nuk qëllova dot. Meqënëse mu bllokua arma, kam thërritur Besin që ishte shofer dhe i thashë hajde më sill armën. Më tha çfarë të bëj? I thashë ta godiste në kokë dhe ai e qëlloi dy herë me një pistoletë 9 milimetërshe…” – tregon Nuredin Dumani.

Tentativa e vrasjes së Tom Çelës

“…Tom Çelën, donim ta vrisnim por unë e kam plagosur në këmbë. Ai më është shmangur dhe unë e ndiqja dhe njëherësh e qëlloja. Ku ai do hynte në lokal e ndoqa nga pas dhe ja vura pistoletën tek koka. Pistoleta nuk bëri më shkrepje, pasi më kishin mbaruar fishekët. Në këtë moment Tom Çela, më thotë çfarë ke me mua? Unë nuk i thashë asnjë gjë…” – ka treguar për SPAK, Nuredin Dumani.

Tentativa e Vrasjes së Lulzim Mashës

Ditën e ngjarjes Riku komunikoi me mua në “Matrix” dhe më tha: “… kusho lëre se u fëlliqëm…”. Riku më tha se Skerdi Tasit i ishte bllokuar arma dhe nuk kishte mundur të ekzekutonte objektivin Lulzim Masha.

Ngecja e armës tek grabitja e hashashit

“…dua të sqaroj për një grabitje të kryer në Çermë të Lushnjës.Talo kishte marrë informacion se në një magazinë aty, ndodheshin 100 kg hashash dhe na tha do shkojmë t’ia marrim. Specialistin e hapjes së qepenave dhe dyerve e kishim Talon. Vendosën që unë do qëndroja jashtë rroje me një pistoletë që ma dha Talo, dhe këta do hynin brenda të merrnin Hashashin. Në moment që këta u futën brenda, dëgjova hapa nga krahu poshtë një lokali, po vinte një person me një armë të gjatë në dorë. Ishte i dobët dhe i gjatë. Unë pistoletën e kisha të mbushur, por harrova dhe e mbusha prap. Dhe në këtë veprim mu bllokua arma. Personi më tha mos lëviz, më ofendoi dhe më pas qëlloi drejt meje, ndërsa unë u shtriva në kurriz. Më pas doli Talo nga magazina dhe hapi zjarr ndaj personit të armatosur dhe në u larguam në një drejtim dhe personi në drejtim tjetër…” – rrefen Nuredin Dumani. /OraNews

Next Post
Dosja për aktorin e Portokallisë/ Rezart Veleshnja sherr me grushte me shoferin e pastiçerisë për një vend parkimi

Dosja për aktorin e Portokallisë/ Rezart Veleshnja sherr me grushte me shoferin e pastiçerisë për një vend parkimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky i kërkon SHBA-së dhe Musk të heqin kufizimet e Starlink dhe të jenë në anën e duhur të historisë

Zelensky i kërkon SHBA-së dhe Musk të heqin kufizimet e Starlink dhe të jenë në anën e duhur të historisë

November 15, 2026
Liga e Kombeve/ Dy ndeshjet e radhës, tekniku Maran: Duam t’ua shpërblejmë tifozëve mbështetjen, golat e Shqipërisë i presim të gjithë!

Maran feston ngjitjen në Ligën B: Kemi vendosur rekord pikësh, kjo skuadër është rritur shumë

November 15, 2026
Negociatat për Ukrainën, burimet evropiane: Formati “E5” në Dublin, një hap drejt politikës së jashtme të përbashkët të BE-së

Negociatat për Ukrainën, burimet evropiane: Formati “E5” në Dublin, një hap drejt politikës së jashtme të përbashkët të BE-së

November 15, 2026
Zbulohen dy tentativa kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara në dy autobusë

Zbulohen dy tentativa kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara në dy autobusë

November 15, 2026
Rekord emigrantësh në Ishujt Kanarie, rreth 1500 persona mbërrijnë brenda një dite në Spanjë

Rekord emigrantësh në Ishujt Kanarie, rreth 1500 persona mbërrijnë brenda një dite në Spanjë

November 15, 2026
Trump, Putin dhe Xi në një pikturë, detaji që rikthen në vëmendje Jaltën e vitit 1945

Trump, Putin dhe Xi në një pikturë, detaji që rikthen në vëmendje Jaltën e vitit 1945

November 15, 2026
Abdylaqimët e djegies së 28 nëntorit

Abdylaqimët e djegies së 28 nëntorit

November 15, 2026
Bonusi i bebes në Shqipëri: Si të aplikoni dhe cila është shuma që përfitoni?

Bonusi i bebes në Shqipëri: Si të aplikoni dhe cila është shuma që përfitoni?

November 15, 2026
Shqipëria kryen me sukses misionin, fitore 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe e mbyll e para në grup

Shqipëria kryen me sukses misionin, fitore 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe e mbyll e para në grup

November 15, 2026
Ulen kostot e ndërtimit, por rriten çmimet e apartamenteve

Dyfishohen detyrimet, “Supertaksa” për pronat e dyta e vilat, kush do paguajë më shumë?

November 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In