• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“U ngute Zonja Ambasadore”, ish-drejtori i VOA-s për Euro-Azinë letër të hapur Yuri Kim për flamurin amerikan

by Java News
03/03/2020 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-drejtor i VOA-s për Euro-Azinë dhe ish-anëtar i delegacionit të parë të DASH më 1991 i drejtohet me një letër publike ambasadores amerikane, pas statusit të saj mbrëmë ku sqaronte për flamurin amerikane që mbante presidenti Meta mbrëmë, duke shkruar se SHBA-të mbështesin protestat, por nuk kanë asnjë lidhje me manifestimin mbrëmë.

Frank Shkreli i drejtohet Ambasadores duke i thënë se mbrëmë u nxituar me postimin e saj. Lexojeni atë si më poshtë:

Znj.Ambasadore, ne shqiptaro-amerikanët, kemi pritur 50-vjet për valvitjen e Flamurit të SHBA në Shqipëri. Lotët e para të mia, kur kam vizituar Shqipërinë ishin në momentin kur vendosëm flamurin në makinën tonë diplomatike. Për Flamurin e Amerikës tonë të dashur në kohën e regjimit komunist shqiptarët futeshin në burg.

U ngute Zonja Ambasadore! Ne shqiptaro-amerikanët, kemi pritur për 50-vjet për valvitjen e Flamurit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri dhe në çdo kënd të trojeve shqiptare. Ke vetëm disa javë në detyrë, por mos u habit fare se, ndoshta nuk e keni venë re ende, por flamuri amerikan valvitet gjithë andej dhe kudo në Shqipëri, në Kosovë dhe gjetkë.

Lotët e para të mia kur kam vizituar Shqipërinë me delegacionin e parë të Departamentit Amerikan Shtetit në mars/prill, 1991, ishin pikërisht në momentin kur për herë të parë vendosëm flamurin amerikan në makinën tonë diplomatike me të cilën udhëtuam anë e mbanë Shqipërisë, në atë kohë.

Nuk qava nga mjerimi në të cilin e kishte sjellë komunizmi Shqipërinë e para-ardhësve të mi, por qava se më në fund Flamuri i vendit tim, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po valvitej i lirë në tokën e të parëve të mi.

Ju lutem mos e diskurajoni përdorimin e flamurit amerikan në trojet shqiptare, madje edhe në manifestime të tilla, paqësore. Flamuri amerikan vetëm të mira i ka sjellur atij kombi. Shqiptarët e dinë këtë, pa marrë parasyshë keq qeverisjen e tyre për këto 30 vjetë, nga udhëheqës që pretendojnë dhe kanë pretenduar se kanë mbështetjen e SHBA-ve dhe të ambasadorëve të saj të akredituar në Tiranë.

Të kisha qenë në vendin tuaj, unë nuk do të kisha bërë ndonjë koment për valvitjen e Flamurit Amerikan. Nuk i kontrollon dot me shqiptarët. Megjithë hallet e tyre të shumta , ata atje e kanë shpresën: Tek ky Flamur. Unë do isha shumë më i kënaqur për valvitjen e Flamurit të Shteteve të Bashkuara me atë entuziazëm që valvitet gjithmonë në Shqipëri. Kjo pas 50-vjet komunizëm, kur atëherë, vetëm të përmendje emrin e Amerikës, regjimi komunist të fuste në birucë.

Duke e njohur deri diku atë histori, unë do isha shumë më i pakënaqur në qoftë se flamuri i vendit tim të adaptuar, Amerikës tonë të dashur që na ka dhënë strehim mijëra shqiptaro-amerikanëve si unë, ta shikonim në manifestime të tilla duke u djegur ose shkelur, ashtu siç ndodhë shpesh në shumë vende të tjera të botës.

Zonja ambsadore të uroj punë të mbarë në detyrën e re! Me mirëkuptim,

STARS AND STRIPES FOR EVER!

Nga një shqiptaro-amerikan,

Frank Shkreli.

Next Post
“Nuk i punonin frenat”, autobusët përplasen me njëri-tjetrin në Tiranë

“Nuk i punonin frenat”, autobusët përplasen me njëri-tjetrin në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Shkodër, hapet zjarr ndaj Policisë gjatë kontrolleve për kanabis, ndërhyn RENEA dhe FNSH

Operacion masiv në Krujë, qindra efektivë në terren, asgjësohen bimë narkotike

June 23, 2026
Strasburgu i jep të drejtë Ferdinand Elezit: Gjykata Europiane rrëzon shkarkimin nga vetingu

Strasburgu i jep të drejtë Ferdinand Elezit: Gjykata Europiane rrëzon shkarkimin nga vetingu

June 23, 2026
Protesta, ultimatumi dhe kufijtë e kërkesave politike

Protesta, ultimatumi dhe kufijtë e kërkesave politike

June 23, 2026
Antikorrupsioni/ Nga zgjidhja e problemit të pronave te digjitalizimi i procesit ligjbërës, Gogu shpjegon analizën e ekspertëve

Gogu: Reforma në drejtësi duhet të sjellë rezultate të prekshme për qytetarët. Ja tre prioritetet

June 23, 2026
Lexoi 5 kërkesat e protestuesve, Rama publikon letrën e vitit 1999 për Goxhajn: Manipulator, gjysma taleban e gjysma mitoman

Lexoi 5 kërkesat e protestuesve, Rama publikon letrën e vitit 1999 për Goxhajn: Manipulator, gjysma taleban e gjysma mitoman

June 23, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Ta bëjmë Shqipërinë si Dubai

June 23, 2026
Pezeshkian: Suksesi i marrëveshjes SHBA-Iran varet nga zbatimi i saktë i saj

Pezeshkian: Suksesi i marrëveshjes SHBA-Iran varet nga zbatimi i saktë i saj

June 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 24 Qershor 2026

June 23, 2026
“Shkelje në procesin e vettingut!”, Strasburgu i jep të drejtë ish-prokurorit Gentian Osmani

“Shkelje në procesin e vettingut!”, Strasburgu i jep të drejtë ish-prokurorit Gentian Osmani

June 23, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

5 pikat e revolucionit, që harruan “pikën e vogël” të bregdetit

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In