• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“U ndikua nga Rama, Basha e Veliaj”/ Ish-kreu i PD i përgjigjet Berishës: Ngre pretendime imagjinare ndaj meje pasi gjykata la në fuqi shpalljen ‘non grata’

by Java News
17/06/2024 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kreu i Partisë Demokratike ka reaguar pasi Sali Berisha hodhi akuza se vendimi i Gjykatës së Apelit në Londër për lënien në fuqi të shpalljes non grata nga Britania e Madhe u ndikua nga deklaratat, sipas tij, “të kundershtarëve të mi politikë Rama, Basha, Veliaj”.

Lulzim Basha shprehet se Sali Berisha ngre pretendime imagjinare ndaj tij pas humbjes së gjyqit për heqjen e “Non gratës” nga Britania e Madhe.

“Përrallave të Sali Berishës u ka dalë boja prej tre vitesh”, theksoi Basha, duke shtuar se kryetarit të PD-së i duhet vula për të përdorur demokratët si mburojë për hallet e tij dhe të familjarëve.

Ai hodhi akuza se Berisha është në të njëjtin pazar me kryeministrin Edi Rama.

“Loja hilacake mes Ramës dhe Berishës për të mbrojtur gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet ekonomia, politika dhe demokracia shqiptare, duhet dhe do të marrë fund”, theksoi Basha.

Reagimi i Bashës:

Në vend që të sqarojë demokratët për pengimin që po i bën opozitës për interesa thellësisht personale, Berisha ngre pretendime imagjinare ndaj meje pas humbjes së gjyqit për heqjen e “Non gratës” nga Britania e Madhe.

Për çdo shqiptar sot është e qartë, dhe u faktua edhe me vendimin e paligjshëm për Partinë Demokratike, se Sali Berisha është në të njëjtin pazar me Edi Ramën, siç ishte me ndryshimet kushtetuese të 2008-ës.

Sali Berishës i duhet vula për të përdorur demokratët si mburojë për hallet e tij dhe familjes së tij; Edi Ramës pushteti për t’u mbrojtur nga i njëjti fat si paraardhësi i tij.

Përrallave të Sali Berishës u ka dalë boja prej tre vitesh. Përmes tyre mban peng Partinë Demokratike për hallin e tij personal, duke vazhduar pazarin e vjetër me Ramën, për të mbajtur status quo-në.

Rruga pa krye ku ka futur veten dhe demokratët është sot e vetmja arsye pse qeveria më e korruptuar në Europë qëndron në këmbë.

Pengimi i ndryshimit, pengimi i Reformës Zgjedhore, sulmet ndaj SPAK, amnistimi i të korruptuarve, pazari për vulën, janë prova të qarta të bashkëpunimit Rama-Berisha, për interesat e tyre, kundër interesave të shqiptarëve.

Shqiptarët nuk meritojnë një opozitë të mbyllur në ankthin e interesave personale të një individi, i cili sot i bën fresk qeverisë vetëm për hallin e tij.

Qeveria më e korruptuar në Europë meriton të ketë përballë alternativën që u ofron shqiptarëve ndryshim.

Loja hilacake mes Ramës dhe Berishës për të mbrojtur gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet ekonomia, politika dhe demokracia shqiptare, duhet dhe do të marrë fund.

Shqiptarët meritojnë më shumë!/m.j

Next Post
Rrëzimi i Zhukrit ka qartësuar se kujt i takon vula dhe logo

'Basha të krijojë parti të re'/ Meçe: Demokratët duhet të qendrojnë larg Berishës nëse duan të vijnë në pushtet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Leka pas dënimeve nga Haga: Turp historik! Shqipëria të ngrejë fond për ish-krerët e UÇK-së

September 17, 2026
Miku i Serbisë, “lot” për UÇK

Miku i Serbisë, “lot” për UÇK

September 17, 2026
VIDEO/ Momenti kur Xhelal Mziu me njerëzit e tij dhunojnë zyrtarin e Bashkisë Dibër, Kalosh Murra

Plagosën me mjete prerëse dy vëllezër në Sarandë, arrestohen në flagrancë tre të rinj

September 17, 2026
Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Vodhën me dhunë xhiron ditore në dy pika karburanti, shpallet në kërkim një nga dy autorët

September 17, 2026
Nuk duhet harruar pse u desh ndërhyrja e NATO-s

“Dita më e zezë për kombin shqiptar”/ Avokati flet me emra: UÇK-ja u godit përmes një projekti politik!

September 17, 2026
Berisha ‘paralajmëron’ Peleshin: E ke zëvendësin gati!

Berisha ‘paralajmëron’ Peleshin: E ke zëvendësin gati!

September 17, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 18 Shtator 2026

September 17, 2026
“Shpifje ndaj IDF-së”, Netanyahu kërkon t’i heqë shtetësinë izraelite krijuesve të filmit “NAZA”

“Shpifje ndaj IDF-së”, Netanyahu kërkon t’i heqë shtetësinë izraelite krijuesve të filmit “NAZA”

September 17, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët respekton rregullat e BE-së

Italia kërkon Shqipërinë në BE para vitit 2030, Tajani: Gabim i rëndë nëse anëtarësohet Ukraina para Ballkanit

September 17, 2026
Boçi akuzon përjashtimin e shkollave nga PISA; Kumbaro: Shqipëria përmirësoi rezultatet, përzgjedhja u bë nga OECD

Boçi akuzon përjashtimin e shkollave nga PISA; Kumbaro: Shqipëria përmirësoi rezultatet, përzgjedhja u bë nga OECD

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com