• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“U ndava njëherë, të ndahem edhe me tjetrën?” 35-vjeçari s’largohet nga shtëpia e babait

by A R
23/02/2025 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Samiu ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” djalin e tij të vogël, Mariusin. Në insertin e rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ai thotë se nuk jetohet me moshat e reja.

“Nuk jetohet më në familje me mosha të reja. Ne mosha e tretë tani kërkojmë qetësi. Na ka ardhur shpirti në majë të hundës!”

Këtë deklaratë që ndez diskutime në publik, ai e përforcon në studio me një frazë tjetër për të birin:

“Në shtëpinë time s’ka më punë!”

Nga ana tjetër, djali, Mariusi thotë se nuk ka ku të  shkojë dhe se do të qëndrojë në atë shtëpi.

“Na ka zënë halli, nuk di ku të shkoj. Babai më tha hajde jetojmë bashkë, tani thotë ik nga shtëpia! Ku të shkoj? Unë aty do të rri! Nuk kam ku të shkoj! Jam i tij apo s’jam, unë s’e kuptoj!”

Pasi merr fjalën nga Eni Çobani, Samiu përsërit kërkesën e  tij. Djali dhe bashkëshortja e tij e dytë s’mund të jetojnë më me ta, por Mariusi kundërshton.

Sami: Unë kam sjellë djalin që babi në moshë tamam të punojë, të punojë me mend, me dinjitet.

Marius: Në punë jemi për të qenë, problemi është ku të vete se më the hajde, tani më thua ik! Tani ku të vete?

Sami: Të thashë hajde, por duke ditur veprimet dhe duke parë rrugën se zotëri, u martove njëherë, u ndave…

Marius: U martova njëherë, u ndava, tani po martohem prapë, tani i bie të ndahem edhe me këtë tjetrën dhe të iki?

Eni Çobani: Po pikërisht pra që të mos ndahesh me këtë tjetrën thotë Samiu, vazhdo jetën tënde!

Sami: Të lutem shumë, je martuar prapë, m’u bë qejfi që u martove, mos të vijë shkaku nga babi dhe nga nëna që babai dhe nëna është shkaktar që unë iki me gruan prandaj detyra jote është e madhe dhe super e madhe që ti të punosh, të ndërtosh familjen të pastër, me dinjitet, të gjesh shtëpinë tënde!

Marius: Ku të vete?

Sami: Të ikësh more, ka more! Të punosh more zotëri!

Marius: Ku të vete, të jetoj rrugës me çadër?

Sami: A kam punuar unë, babai yt? Si, kujtoi ti se babai mua më dha shtëpi? Nuk më dha shtëpi!

Mariusi përfshihet edhe në një diskutim me Eni Çobanin që gjithashtu është e mendimit se ai duhet të largohet nga kjo shtëpi. Fjalët e tij revoltojnë Samiun që shkon i acaruar drejt tavolinës ku ndodhet i biri.

Marius: I bie që edhe me këtë tjetrën të iki nga shtëpia, të ikë edhe ajo!

Sami: Çfarë po flet more djalë? Çfarë po flet? Të lutem shumë, çfarë po flet?

Marius: Unë s’kam pse të iki nga shtëpia se vetë më the hajde, tani më thua ik. Të prish familjen? Një e prisha! Takoj Seferin, takoj Ladin tënd, thonë s’më ka dhënë!

Sami: Për tokën i kam marrë letër! Ka ligje shteti jonë!

Marius: Lekët e mia ku kanë vajtur?

Sami: Je 35 vjeç, je në moshën tënde, je në kohën tënde për të ndërtuar familjen tënde!

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Berisha po e trajton PD në Athinë si pjesë të “Agimit të Artë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

March 16, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës

March 16, 2026
Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

March 16, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

March 16, 2026
Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

March 16, 2026
Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

March 16, 2026
Bie vala e gripit në vend, përmirësohet situata me rreth 3.400 raste më pak

Gratë në Shqipëri jetojnë 4 vite më shumë se burrat! Jetëgjatësia më e lartë, në jug të vendit

March 16, 2026
Bombardime që nuk kanë ndodhur kurrë! Si përmes AI po krijohet një luftë paralele në rrjetet sociale

Bombardime që nuk kanë ndodhur kurrë! Si përmes AI po krijohet një luftë paralele në rrjetet sociale

March 16, 2026
Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen

Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen

March 16, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

“Çmimi i naftës do ulet”, Trump: Lufta do të mbarojë së shpejti

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In