Një 33 vjeçar shqiptar u arrestua nga policia për akuzat e shitjes së drogës. Gjatë një shërbimi patrullimi, policia në Piazza D’Azeglio, kontrolloi shqiptarin me iniciale A.K për dokumentet.
Ai u tha policëve se u kishte harruar në shtëpi dhe se ishte i disponueshëm për t’i marrë ato.
Nga frika se mund të zhdukej, policia e shoqëroi në banesë ku ata vunë re një paketë të çuditshme celofoni e vendosur në një tryezë pranë shtratit. Ajo ishte e mbushur me marijuanë.
Hetimet bënë të mundur gjetjen e një supermarketi të vërtetë droge brenda dollapit dhe bodrumit.
Të paketuar në mënyrë perfekte në mbështjellësa celofani me vakum, u gjetën 167 pako me hashash me një peshë totale prej rreth 47 kilogramësh si dhe katër pako kokainë me një peshë totale prej .7 kilogram.
Gjithashtu, policia gjeti edhe 1000 euro dhe materiale të ndryshme për peshën dhe paketimin e drogës. Vlerësohet se shitja me pakicë e të gjithë drogës së sekuestruar mund të kishte sjellë një fitim prej mbi 500,000 euro.