• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U mori i pandehur nga SPAK për fshehje pasurie, Dogjani “mbrohet” në mbledhjen e grupit të PD: Duan të bëjnë pis opozitën

by S T
04/12/2024 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti demokrat Asllan Dogjani, pasi SPAK e mori të pandehur për veprën penale të deklarimi të rremë të pasurisë, dhe dosjen e tij e ka kaluar për gjykim, ka reaguar gjatë mbledhjes së Grupit të PD-së duke e cilësuar sulm politik.

E gjitha kjo, sipas Dogjanit, i bëhet sepse ka denoncuar vjedhjen e pronës publike në mes të Tiranës.

Sipas SPAK deputeti ka bërë deklarim të rremë për përfitimin e një apartamenti, por Dogjani e mohon këtë duke thënë: “Shtëpia ime është me dokument para noterit dhe me një deklaratë të lëshuar nga ky ndërtues sesi është lëshuar për shkak të shërbimeve”.

DEKLARATA E DOGJANIT
Duke të falënderuar, desha të ndaj me kolegët edhe rastin tim ta bëj transparent edhe me ju, lidhur me një ndjekje penale politike të drejtuar politikisht ndaj meje nga Edi Rama se kam denoncuar në mënyrë të vazhdueshme korrupsionin dhe krimin e kësaj qeverie.

Shkuarja ime në SPAK është bërë për këtë qëllim dhe bëhet fjalë një shtëpi që unë jetoj me tre kalamajtë e që prej vitit 2006. Pra, shikojeni ku ka rënë niveli i SPAK. Në vend që të merret me hotelet, vilat e Edi Ramës dhe qeverisë së tij, korrupsionin, miliardat, grabitjen e pronës publike, portin e Durrësit apo deputetët që kanë marrë prona publike dhe janë në SPAK, ndaj meje nisi një hetim dhe oburra ta çojmë në SPAK pa asnjë lloj prove, në kundërshtim me çdo procedurë.

Kjo sepse kam denoncuar grabitjen e një prone publike në mes të Kryeqytetit, para pallatit tonë nga ky ndërtues që është dirigjuar nga Rama dhe Veliaj për të bërë kallëzim. Shtëpia ime është me dokument para noterit dhe me një deklaratë të lëshuar nga ky ndërtues sesi është lëshuar për shkak të shërbimeve.

Është sulm ndaj meje dhe deputetëve me qëllim për ta bërë pis dhe opozitën se; ne jemi të gjithë njësoj. Dhe meqë jemi të gjithë njësoj, vjedh Edi Rama dhe po ashtu ne. Ne nuk jemi hajdutë. SPAK duhet të merret me ata që vjedhin.

Ky nuk është sulm ndaj meje, por sulm publik ndaj çdo deputeti të opozitës që ngre zërin ndaj krimeve dhe korrupsionit.

Më motivon më shumë dhe do vazhdoj të denoncoj çdo ditë dhe nuk më frikësojnë dot as Edi Rama dhe askush, për shkak të ngritjes së zërit. Do bëjë çdo gjë që SPAK të merret me ligjin dhe jo të dirigjohet dhe mos marrë urdhra politikë nga Edi Rama.”

HETIMI I SPAK

Sipas SPAK, Dogjani ka bërë deklarim të rremë për përfitimin e një apartamenti.

Më 24 Mars 2010, në deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës pranë ILDKPKI, deklaroi se kishte përfituar një apartament banimi me sipërfaqe 128.4 m2, i cili ndodhet në rrugën “Hamid Shijaku” në Tiranë, nga shoqëria e ndërtimit “Protial”, në këmbim të konsulencave juridike që i kishte ofruar dhe do t’i ofronte në të ardhmen.

Në mbështetje të këtij deklarimi, ai paraqiti kontratën, tek e cila, i pandehuri u mbështet sërish edhe në deklarimin e datës 16 Qershor 2023, pas zgjedhjes së tij si deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, thotë SPAK.

Ndër të tjera, Prokuroria e Posaçme bën me dije se në ndryshim nga deklarimet e bëra, hetimet e këtij procedimi penal treguan Dogjani është bërë pronari i apartamentit të lartëpërmendur, në të cilën parashikohej se vlera e apartamentit do të ishte 121.980 euro, shumë të cilën i pandehuri ia ka likuiduar shoqërisë, përmes pagesave cash.

“Nga provat shkresore dhe ato të paraqitura nga dëshmitarë, rezulton se kontrata e datës 6 dhjetor 2006 mban të njëjtin numër rep. dhe kol. si ajo e datës 6 shtator 2006, por me ndryshimin e mënyrës së përfitimit të këtij apartamenti. Kjo tregon se kontrata është hartuar në mënyrë fiktive me qëllim deklarimin e rremë të burimit të krijimit të pasurisë së paluajtshme”, thotë SPAK.

Next Post
“Të vegjlit” kundër listave të mbyllura, Kushtetuesja vendos, rrëzohet kërkesa e parë për pezullim

"Të vegjlit" kundër listave të mbyllura, Kushtetuesja vendos, rrëzohet kërkesa e parë për pezullim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

April 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

April 4, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In