Aksidentale ka qenë ngjarja e rëndë në Korçë, ku një 8-vjeçar u mbyt në rezervuarin e një parku.
I vogli ishte në shoqërinë e një personi më të rritur dhe aksidentalisht ka rënë në ujë.
“U bë identifikimi i viktimës i cili është shtetasi S. Ç., 8 vjeç, banues në Korçë.
Nga veprimet e kryera rezulton se, fëmija aksidentalisht ka rrëshkitur në rezervuar dhe për pasojë është mbytur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr.3, në një rezervuar tek “Parku Japonez”.
/a.r