Anijet e peshkimit kanë mundur që të gjejnë trupin e pajetë të 18-vjeçarit të mbytur në det të dielën.
I riu kishte shkuar për të bërë plazh në zonën e Ranës së Hedhur, në Shëngjin dhe pasi u fut në det nuk ka mundur që të dalë më prej ujit.
Pasi familjarët dhanë alarmin për zhdukjen e të riut, Polumbarët dhe Policia Kufitare nisën kërkimet në det, por pa rezultat. Trupi i tij u gjet vetëm mëngjesin e sotëm nga anijet e peshkimit.
g.kosovari