• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ose bëj si… Sonila!

by Ilir Metaj
27/06/2019 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Metaj

Kohet ne ditet tona po marrin emra te paimagjinueshem. Historia nuk do referohet me ne data, por ne emra.

P.sh, do thuhet “shtepine e bleva ne vitin e “Bojkotit te Pare”, ndersa lavatricen ne “Kohen e Cadres”. Te kujtohet datelindja e Tanit? Lindi ne vitin e “Djegjes se Mandateve“. Aha, d.m.th qenka nje vit me i vogel se Miri. Miri ka lindur ne  vitin e “Marreveshjes Rama-Basha”.

Dhe te gjithe do e kene menjehere te qarte per cfare viti behet fjale. Me besoni, askush nuk do te ngaterrohet si ata qe, p.sh, thone se Pavaresia u shpall me 1944.

Jane vite te gdhendura mire keto te sotmet.

Plus qe edhe me emra te pangaterrueshem, jo si numrat qe 100 me shume apo 100 me pak prap numra mbeten, edhe ngaterrohen.

Ja, me thoni, a mund te ngaterroje dikush qe vala e te nxehtit afrikan ne France erdhi ne muajin e Hashtagut “edhe une do shkoj te pengoj votimin”?

Pa diskutim jo, -do thoshte kronikani Mark. Absolutisht jo,-do e perforconte deshmitarja e asaj kohe Sonile.

Dhe kane te drejte, keto hashtage qe po ndajne epokat nuk ngaterrohen kollaj. Vertet nuk jane origjinale, por jane shqip.

Ama, po kaq shqip eshte edhe hashtagu “mos guxo te vendosesh per mua!”. Po, po “you too!”.

Marku qe nuk markon asnje lojtar ne fushen ku luan vetem, Sonila qe agon ne nje ekran e perendon ne nje tjeter, Fatosi prej Italie, Flutura prej Hollande, te gjithe keta e te tjere si keta, i kane rrembyer ketij populli qindra-mijera ore televizive (e mire publike kjo), i kane nxirre kilometra te tera shkrime portalesh (privilegj i papare ky) e, ne kane patur forcen e te drejtes, dikush I ka besuar.

Ne kane patur talentin e te shprehurit, dikush I ka degjuar.

Ne kane patur artin e te shkruarit, dikush I ka lexuar. Packa kane patur apo jo te verteten me vete.

Ne fund te fundit kjo eshte magjia e artit te komunikimit.

E pra, nese gjithe kjo artileri komunikimi, me te cilen keni bombarduar nga te gjitha anet kete popull te mire e te thjeshte, nuk ka mjaftuar te bindni njeri, por shpresoni ta beni kete me force prane kutive te votimit, une u them: zhdukuni dhe mbylleni ate goje pergjithmone!

Merreni ate hashtagun plagjature “edhe une” (se as kaq nuk dini te prodhoni original) dhe futeni atje ku nuk thuhet!

Populli i urte u hap rruge cdo mbremje, u degjon cdo dite, u duron cdo minute, kur i mbini ne cdo ekran, te madh e te vogel.

Ama me ne fund populli i mencur ben si di vete. Madje, ky popull i mencur, 100% bio, pa nje grimce silikoni a fotoshopi, ky popull i bukur te zoti, te nxjerr edhe gjuhen kur te duket vetja me i mencur se ai.

Zhdukuni nga rruga ime!

Une bej si di vet! Une dua te votoj, se ashtu ma thote e drejta ime. Ti mos voto, se ashtu ta thote e drejta jote. Ama, mos guxo te me prishesh diten! Se boll u kemi duruar!

Ti nuk je me i mencur se une te me tregosh rrugen. Se ke bej me te mencur se veten e vendos vet!

Ndersa ti, miku im, qe je vet aq i mencur sa te vendosesh ku do presesh diellin e kesaj te djele, mbylli cdo ekran ketyre hashtagisteve. Le te molloisin me njeri-tjetrin.

Thuaju “Une jam i mencur vet!”.

Une do votoj kete te djele! Shumica e miqve te mij vlonjate do votoje si une!  Sepse ne nuk humbasim asnje shans per te thene vendimin tone. Kjo eshte detyra jone! Per ta lexuar vendimin tone eshte detyre e politikaneve.

Kush te doje- te bej si une.

Kush te mos doje-…te bej si Sonila.

Next Post
FOTO/ Rama shkon pranë Presidencës…për not

FOTO/ Rama shkon pranë Presidencës...për not

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi sipas Jorgo Pullës, kujdes me financat dhe lidhjet sentimentale, ja shenjat me fat

September 28, 2026
Emërimet e reja në qeveri! Mario Keputa, zv.ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

Tryeza e pagave, magjistratët refuzojnë ftesën e Ramës, në mbledhje do të shkojë vetëm Gjykata e Lartë

September 28, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Sondazhi AIM: Kur ka qenë më problematik SHISH/SHIK?

September 28, 2026
“SHBA penalizuan simbolin e tranzicionit shqiptar”/ Minxhozi: Goditën një figurë simbol të kulturës së urrejtjes. Kapën prej brirësh dashin që…

Rasti “Hyseni” na çon në të njëjtën krizë të përjetshme

September 28, 2026
Përfshihet nga flakët lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, autoritetet hetojnë për zjarrvënie të qëllimshme

Përfshihet nga flakët lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, autoritetet hetojnë për zjarrvënie të qëllimshme

September 28, 2026
Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

September 28, 2026
BE ideon planet për “integrim gradual” për vendet kandidate

Integrimi në BE / Zhvillohet në Tiranë Konferenca Ndërparlamentare me pjesëmarrjen e udhëheqësve të lartë dhe përfaqësuesve evropianë

September 28, 2026
Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

September 28, 2026
“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

September 28, 2026
Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille

Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com