• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U mbyll në tualetin e picerisë dhe telefonoi e tmerruar, arrestohet shqiptari në Itali! Kërcënonte me telefonata dhe mesazhe ish-partneren

by A. Q
11/10/2026 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shqiptar është arrestuar në Mestre të Venecias, Itali, pasi dyshohet se përndiqte prej kohësh ish-partneren e tij.

E frikësuar nga prania e tij, gruaja u detyrua të mbyllej në tualetin e një picerie, nga ku njoftoi policinë.

Sipas mediave italiane, efektivët mbërritën në lokal pas telefonatës së gruas dhe arrestuan në flagrancë shqiptarin, nën dyshimin për përndjekje.

Nga verifikimet paraprake rezultoi se burri dyshohet se e kishte kërcënuar vazhdimisht ish-partneren përmes mesazheve dhe telefonatave, si dhe ishte përpjekur disa herë ta takonte në vendet që ajo frekuentonte.

Kjo sjellje, sipas policisë, i kishte shkaktuar gruas ankth të vazhdueshëm dhe e kishte detyruar të ndryshonte zakonet e përditshme për t’i shmangur.

Situata u përshkallëzua kur burri u shfaq në picerinë ku ndodhej ish-partnerja. E frikësuar, ajo u izolua në tualet dhe kërkoi ndihmën e policisë.

Pas rindërtimit të ngjarjeve dhe verifikimit të sjelljes së dyshuar përndjekëse, policia e arrestoi shqiptarin për veprën penale të përndjekjes. Autoritetet italiane po vijojnë procedurat ligjore për rastin.

Next Post
Sulmet ruse pranë kufirit, Tusk: Veprimet e Moskës po rrisin kërcënimin, po përgatitemi për përshkallëzim -

Polonia në alarm pas informacioneve për sulme ndaj kryeministrit Tusk dhe disa ministrave! Ushtria dhe Policia në gadishmëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com